Me iniciaivë të Kryesisë Irlandeze të Bashkimit Europian, vendet e BE-së kanë mbajtur sot në mesditë tre minuta heshtje në shenjë solidariteti me popullin e Spanjës, në nder të viktimave
Me iniciaivë të Kryesisë Irlandeze të Bashkimit Europian, vendet e BE-së kanë mbajtur sot në mesditë tre minuta heshtje në shenjë solidariteti me popullin e Spanjës, në nder të viktimave të sulmeve terroriste javën e kaluar në Madrid.
Në këtë kuadër e gjithë administra publike shqiptare, në nivel qendror dhe lokal, me urdhër të Kryeministrit Fatos Nano, ka mbajtur sot në orën 12.00 tre minuta heshtje në shenjë respekti dhe solidariteti me familjet e viktimave të kësaj tragjedie dhe me të gjithë popullin spanjoll.