Kryeministri Fatos Nano merr pjesë, së bashku me qytetarët, në festimet e "Ditës së Verës" në Tiranë -Festohet me madhështi "Dita e Verës" në kryeqytet- Kryeministri Fatos Na
Kryeministri Fatos Nano merr pjesë, së bashku me qytetarët, në festimet e "Ditës së Verës" në Tiranë
-Festohet me madhështi "Dita e Verës" në kryeqytet-
Kryeministri Fatos Nano i shoqeruar nga bashkeshortja zonja Nano mori pjesë sot, në festimet e "Ditës së Verës", të organizuar në Kryeqytet, nga Ministria e Kultures, Rinise dhe Sporteve në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, Dhomën e Tregtisë dhe shoqata te ndryshme.
Në këtë aktivitet, me përmasat e një feste madhëshore mbarëpopullore, Kryeministri Nano shoqërohej nga anëtarë të kabinetit qeveritar.
Ne sheshin "EUROPA", Kryeministri Nano dhe personalitetet që e shoqëronin, morën pjesë në ceremoninë e ngritjes se flamurit shqiptar dhe atij të BE, nën ekzekutimin e dy himneve, në prani të qytetarëve të shumtë që, si rrallëherë kishin "pushtuar" Tiranën. Fëmijët, që mbanin në duar tullumbace me flamurin shqiptar dhe europian me shprehjen "Pro integrimit" i lëshuan ato në qiell.
Kryeministri Nano duke kaluar mes qytetarëve në sheshin "EUROPA", sheshin "Skënderbej" dhe bulevardin "Dëshmorët e Kombit" ka ndjekuar nga afër aktivitetet e organizuar me rastin e kësaj feste, ka shkëmbyer përshëndetje me ta dhe iu ka uruar "Ditën e Verës".
Në mjediset e jashtme të Galerisë Kombetare të Arterve dhe në Parkun Rinia, ku ishin organizuar konkurse pikture me piktorë të vegjël dhe të rinj, Kryeministri, pasi i viziton ato, i uron krijuesit e ardhshëm për krijimet e tyre. Në urën e madhe te Lanës, ku ishte vendosur nje skenë, Ai ka ndjekur çaste të shfaqjes që jepnin për qytetarët, shkolla e baletit dhe grupe te ndryshme muzikore.
Më pas Kryeministri eshte ndalur në ambjentet përpara Qendres Nderkombetare te Kultures ku ishte ngritur nje panair librash, në lulishten e vëllezërve Frashëri dhe në panairin e luleve para Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe në oborrin përpara Akademisë së Arteve ka ndjekur një shfaqje teatrale e muzikore dhe, mandej, në Sheshin "Nënë Tereza", në aktivitete sportive dhe garat e nje grupi motoristesh.
Kryeministri Nano, pasi shëtiti në këmbë përkrah qytetarëve të shumte te Tiranës dhe nga rrethe te ndryshme te vendit, për gati dy orë, eshte ndalur po ashtu në mjediset e sheshit "Nenë Tereza" ku ishte ngritur panairi i lodrave, pijeve freskuese, prodhimeve ushqimore, ku uroi të pranishmit: "Gëzuar "Ditën e Verës. Le të vazhdojë solidariteti dhe paqja"!
Më pas, Kryeministri u nis në Elbasan, për të marrë pjesë në festimet e Ditës së Verës, në këtë qytet.