E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano, po sot, ka festuar sëbashku me qytetarët elbasanas ditën e verës, festën më tradicionale të këtij qyteti. Kryeministri në këtë festë shoqërohej nga bashkëshortja

Kryeministri Fatos Nano, po sot, ka festuar sëbashku me qytetarët elbasanas ditën e verës, festën më tradicionale të këtij qyteti. Kryeministri në këtë festë shoqërohej nga bashkëshortja e Tij, Zv/Kryeministri Namik Dokle, anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar, deputetë të zonës, Prefekti i Elbasanit, përfaqësues të pushtetit vendor etj.

Kryeministri Nano fillimisht ka bërë një shëtitje në bulevardin kryesor të qytetit të Elbasanit sëbashku me qytetarët që festonin ditën e verës. Më pas zoti Nano është drejtuar në Panairin "Ditë vere 2004", në të cilin kishin prezantuar prodhimet e tyre përfaqësues të shumtë të biznesit të Elbasanit dhe të zonave përreth.

Në ceremoninë e hapjes së këtij panairi Kryeministri Nano u shpreh:

Jam shumë i kënaqur, që ndodhem mes jush, në këtë ditë vere, që për shkakun dhe për nderin tuaj, po bëhet festa kombëtare e verës. Me bollokumet tuaja, sot, është festuar jo vetëm në kryeqytet, por në të gjithë Shqipërinë dhe ky është edhe një biznes shumë i mirë, sepse afron njerëzit në solidaritet, në paqe, në demokraci, në bashkëjetesë dhe në integrim. Jemi këtu në një tjetër pjesë të traditës së re shqiptare, atë të panaireve, tradita e produkteve të sipërmarrjes konkuruese elbasanase dhe shqiptare në vitin e 7-të. Ju uroj gjithë të mirat dhe të gëzoni frytet e punës suaj të ndershme".

Gjithashtu, Kryeministri Nano duke i'u përgjigjur edhe interesimit të medias për një mesazh për qytetin e Elbasanit në këtë ditë feste tha:

"Këtu në panair po shoh më shumë të mira dhe produkte të traditës dhe të sipërmarrjes elbasanase, edhe bollokumet ishin më të mira sivjet. Duket se Elbasani po përjeton një ekspansion ekonomik dhe ekspansion të dashurisë, përderisa festa e ditës së verës po pushton mbarë vendin. Nesër deputetët e Elbasanit do t'i propozojnë Parlamentit Shqiptar, që dita e verës të jetë festë zyrtare çdo vit. Dhe ky panair është fryt i këtij dinamizmi zhvillimi, që Elbasani po shtrin çdo vit e më mirë dhe po tregon aftësitë e veta konkuruese edhe më gjerë sesa kjo trevë".
Po ashtu, Kryeministri ka dhënë një mesazh edhe për politikën, duke thënë "bollokumet të mos politizohen".

Kryeministri Nano më pas ka vijuar festën e ditës së verës mes qytetarëve të Elbasanit, si dhe ka zhvilluar vizita në disa familje elbasanase.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›