E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me karta te klonuara vodhen 150 mije euro

Me karta bankare te falsifikuara kater te arrestuarit kane kryer nje numer te konsiderueshem transaksionesh bankare ne vlere rreth 150 000 euro nepermjet terminaleve POS te vendosura ne disa nga subjektet tregtare kryesisht te zones se plazhit te Durresit qendrave tregtare ne Tirane Durres dhe Elbasan

Dikur do te vleresohej si krimi i se ardhmes kur zbulimi i supergrabitjes se pare e llojit te vet ne Shqiperi me karta bankare te klonuara u zbulua ne korrik te vitit 2008 duke vene perpara drejtesise banden e 17 personave. Sot thuajse i njejti mekanizem e i njejti skenar mashtrimi ka boshatisur llogarite e qytetareve ne banka te nivelit te dyte e per me teper te bizneseve te ndryshme ne disa qytete te vendit ku vlera e grabitur perllogaritet ne plot 150 mije euro. Ne pranga jane vene tre shtetas kosovare nga Prishtina si dhe biznesmen nga qyteti i Elbasanit te cilet akuzohen se me ane te kartave bankare te falsifikuara kane kryer transaksione te ndryshme bankare duke blere mallra te ndryshme si dhe duke realizuar me sukses vjedhjen e parave duke hyre me keto karta ne bankomate te bankave te nivelit te dyte. Gjithcka eshte bere e ditur gjate dites se djeshme nga zedhenesja e Drejtorise se Pergjithshme e Policise se Shtetit Klejda Plangarica sipas se ciles ne pranga jane vene Selatin Krasniqi 36 vjec lindur dhe banues ne Prishtine Kosove Ergyn Sylejmani 26 vjec banues ne lagjen Dardania Prishtine Milaim Potoko 28 vjec banues ne lagjen Matican Prishtine si dhe Agim Sulo 52 vjec lindur dhe banues ne Elbasan biznesmen te cilet akuzohen se ne bashkepunim me njeri-tjetrin duke perdorur kartat bankare false vetem gjate periudhes janar-shkurt te ketij viti kane kryer mbi 100 transaksione duke pervetesuar shumen e 150 000 eurove. Gjate dokumentimit te provave policia ka sekuestruar ne cilesine e proves material nje pajisje kompjuterike Skimmer qe sherbejne per klonimin e kartave dhjetera karta plastike me shirit magnetik ne te cilat jane hedhur te dhena te kartave bankare te vjedhura nje kompjuter laptop qe ka sherbyer per programimin e ketyre te dhenave si dhe nje automjet fuoristrade.

Gjithcka ka qene frut i nje hetimi disamujor te Sektorit kunder Krimeve Kompjuterike ne Drejtorine kunder Krimit Financiar ne Policine e Shtetit ne bashkepunim me Njesine e Perbashket Hetimore kunder Korrupsionit dhe Krimit Ekonomik prane Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Durres Drejtorite e Policise se Qarqeve Kukes dhe Durres si dhe sherbimet e Drejtorise se Forces se Posacme Operacionale te cilet dje kane finalizuar me sukses operacionin e koduar Skimmer 2 me qellim goditjen e rrjetit te falsifikatoreve te kartave bankare.

Ne baze te hetimeve te deritanishme policia ka bere te ditur se ne bashkepunim me njeri tjetrin me karta bankare te falsifikuara kater te arrestuarit kane kryer nje numer te konsiderueshem transaksionesh bankare ne vlere rreth 150 000 euro nepermjet terminaleve POS te vendosura ne disa nga subjektet tregtare kryesisht te zones se plazhit te Durresit qendrave tregtare ne Tirane Durres dhe Elbasan.

Gjithashtu nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky grup ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane kryer nje sere sulmesh te suksesshme me karta bankare te falsifikuara ne bankomate te bankave te nivelit te dyte ne Tirane ne muajt shtator-tetor.

Sipas policise vetem gjate muajve janar-shkurt 2011 kane kryer blerje te mallrave ushqimore mallra industriale furnizime me karburant te mjeteve me te cilat qarkullonin ne disa supermarkete bare e restorante hotele dhe pika karburanti nepermjet terminaleve POS qe ofronin keto sherbime. Ne baze te hetimit gjate kesaj periudhe kane kryer mbi 100 transaksione me vlere rreth 150000 euro. Pas arrestimit policia tha se hetimet do te vijojne edhe ne ditet ne vazhdim per venien para drejtesise te te gjithe personave te implikuar ne kete veprimtari kriminale. Nderkohe qe materialet procedurale ne ngarkim te ketyre shtetasve i kane kaluar per veprime te metejshme Njesise se Perbashket Hetimore kunder Krimit Ekonomik e Korrupsionit nen akuzen e kryerjes se vepres penale te Mashtrimeve kompjuterike.

Te arrestuar

Selatin Krasniqi 36 vjec lindur dhe banues ne Prishtine Kosove

Ergyn Sylejmani 26 vjec banues ne lagjen Dardania Prishtine

Milaim Potoko 28 vjec banues ne lagjen Matican Prishtine

Agim Sulo 52 vjec lindur dhe banues ne Elbasan biznesmen

Sekuestruar

Pajisje kompjuterike Skimmer qe sherbejne per klonimin e kartave

Dhjetera karta plastike me shirit magnetik ne te cilat jane hedhur te dhena te kartave bankare te vjedhura

Nje kompjuter laptop qe ka sherbyer per programimin e ketyre te dhenave

Nje automjet fuoristrade

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›