E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasaportat Basha kerkon korrektesi per afatet e aplikimit dhe leshimit

Ministri i Brendshem ka shprehur preokupimin qe proceduara e aplikimit ne kater qendra konsullore te Shqiperise jashte vendit ne Rome ne Milano ne Athine dhe ne Selanik edhe pse jane bere te gjitha pergatitjet e nevojshme ky proces nuk ka nisur ende

Ministri i Brendshem Lulzim Basha i ka kerkuar firmes kontraktuese per prodhimin e leternjoftimeve elektronike dhe pasaportave biometrike korrektesi maksimale qe afatet e aplikimit normal te pasaportave dhe te dhenies se ketyre pasaportave te respektohen ne menyre te plote nga koncesionari. Nderkohe qe ka shprehur preokupimin qe proceduara e aplikimit ne kater qendra konsullore te Shqiperise jashte vendit ne Rome ne Milano ne Athine dhe ne Selanik edhe pse jane bere te gjitha pergatitjet e nevojshme ky proces nuk ka nisur ende. Nje dite me pare ministri Basha eshte takuar me drejtuesit e firmes Aleat qe ka marre persiper prodhimin e kartave dhe pasaportave shqiptare biometrike ku edhe ka ndare me ta arritjet qe jane bere deri me tani ne kete drejtim si dhe shqetesimet lidhur me disa aspekte. Keshtu gjate fjales se tij ministri i Brendshem ka vleresuar se viti qe sapo lame pas 2010 ka qene nje vit shume i suksesshem per thelbin e misionit te koncesionarit te dy komponentet e tij Sagem korporaten e mirenjohur franceze me nje reputacion evropian dhe boteror dhe Fondin Shqiptaro-Amerikan te Ndermarrjeve ne pajisjen sa me intensive te qytetareve shqiptare me leternjoftimet elektronike dhe pasaportat biometrike.

Sot kemi nje situate teresisht te pamendueshme nje vit me pare ku afro 2.6 milione qytetare shqiptare kane aplikuar dhe jane pajisur me leternjoftime elektronike pra pothuajse dyfishi i qytetareve qe ishin pajisur me leternjoftime elektronike para zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit 2009 dhe kemi arritur ne shifren mjaft te kenaqshme prej 1.5 milione qytetaresh me pasaporta biometrike pra afersisht ose pak me pak se 1 ne 2 qytetare shqiptare me pasaporta biometrike - ka thene ministri Basha.

Nderkohe qe u ka kujtuar drejtuesve te Aleta Kemi rene dakord qe procesi te nise ne kater qendra konsullore te Shqiperise jashte vendit ne Rome ne Milano ne Athine dhe ne Selanik. Nderkohe qe jane bere te gjitha pergatitjet e nevojshme une dua te shpreh preokupimin tim qe proceduara e aplikimit nuk ka nisur akoma dhe pikerisht ne kete mbledhje do te analizojme hap pas hapi te gjitha hallkat qe duhet te permbushen ne menyre qe qytetaret tane qe jetojne dhe banojne ne Itali dhe Greqi tu ofrohet i njejti sherbim sic u ofrohet qytetareve ne territorin e Shqiperise. Nga ana tjeter ministri i Brendshem Lulzim Basha ka kerkuar korrektesi ne afatet e aplikimit deri ne leshimin e pasaportave. Duke vleresuar faktin qe puna ka vazhduar me ritem te plote me duhet te bej me dije se nga pala jone kerkohet korrektesi maksimale qe afatet e aplikimit normal te pasaportave dhe te dhenies se ketyre pasaportave te respektohen ne menyre te plote nga koncesionari - eshte shprehur numri nje i Ministrise se Brendshme. Ndersa u ka bere thirrje qytetareve shqiptare qe kane aplikuar dhe pasaportat e tyre jane prodhuar ti terheqin keto pasaporta prane zyrave te dislokuara prane drejtorive te Policise se Shtetit ne qarqe pasi terheqja e tyre ne kohe lehteson dhe permireson procesin e pajisjes se bashkeqytetareve te tjere me pasaporta biometrike. Ne vijim te fjales se tij ministri Basha ka pohuar se vendi yne tashme behet i pari vend ne Evrope ku azilkerkuesit e huaj do te pajisen me pasaporta biometrike identifikimi ne qofte se munden edhe me pasaporten e udhetimit duke arritur nje standard te deklaruar por akoma ne dijenine tone te paarritur nga asnje vend anetar i BE-se. Kjo eshte nje deshmi e seriozitetit dhe profesionalitetit me te cilin jemi angazhuar ne kete ndermarrje te perbashket qeveria shqiptare dhe koncesionari i perzgjedhur - ka thene ministri i Brendshem. Nderkohe ne perfundim te fjale se tij Basha ka shprehur falenderimet dhe mirenjohjen e thelle ne emer te qeverise shqiptare ku sipas tij Ne radhe te pare per punen e bere e cila mundesoi zgjedhje parlamentare te lira te drejta dhe te ndershme dhe qe do te mundesoje zgjedhje lokale te standardeve evropiane ne 8 maj pune e cila mundesoi perparimin galopant drejt objektivit te heqjes se vizave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›