Arben Xhaferi/ Kush jemi ne shqiptaret

Ekskluzivisht per Standard nje prej mendimtareve te rralle te trevave shqiptare i pergjigjet historise dhe dilemave shqiptare per levizjet e mendimit ose cfare shoqeroi ndryshimet e medha ne Evrope nga levizjet kulturore ne epoka
Ne hapesirat shqiptare vlojne nismat ato individuale grupore ose institucionale. Brenda nje hapesire te vogel shfaqen ide diametralisht te kunderta si ne permbajtje ashtu edhe ne forme. Bashkejetojne stile te ndryshme klasikja me post-modernen folklorizmi me modernen naivizmi me surealizmin manierizmi oriental me inovacionizmin oksidental kici me estetizmin etj. Kjo deshmon se kultura jone ende nuk eshte e konsoliduar. Kulturologu politikani dhe mendimtari Arben Xhaferi ne kete interviste ekskluzive per Standard per here te pare merr ne shqyrtim dilemat e levizjeve tona mendore dhe kulturore perballe epokave. Ndersa shprehet per nje lidhje organike me levizjet politike se ne sot e kesaj dite nuk kuptojme rendesine e gjithanshme te idese se shtetit ligjor standardit per mbrojtje te lirive dhe te drejtave te njeriut domosdoshmerine per verifikim shkencor te gjitha ideve qe jane ne funksion te organizimit shoqeror nxitjen e hulumtimit te fenomeneve dhe perfundimisht rendesine e ndarjes se shtetit prej religjionit. E vetmja levizje sipas Xhaferit par exelence ka qene neoshqiptarizmi i viteve lsquo30 qe e konsideron levizje politike qe synonte ta ndryshonte ta korrigjonte kodin qyteterues te shqiptareve ta evropianizonte ate. Kjo ide beri ndryshimin e struktures mendore te njeriut... Dhe sa per ceshtjen e globalizmit sot ideologu thote se instaloi rregullat ne tregun e pergjithshem qe perfundimisht i rrenoi jo vetem endrrat romantike por edhe konceptet per artin.
A jeni te mendimit se ne Shqiperi pervec neoshqiptarizmit nuk ka lulezuar ndonje levizje tjeter kulturore qe te shkunde psikiken e shqiptareve
Ne hapesirat shqiptare vlojne iniciativat ato individuale grupore ose institucionale. Brenda nje hapesire te vogel shfaqen ide diametralisht te kunderta si ne permbajtje ashtu edhe ne forme. Bashkejetojne stile te ndryshme klasikja me post-modernen folklorizmi me modernen naivizmi me surealizmin manierizmi oriental me inovacionizmin oksidental kici me estetizmin etj. Kjo deshmon se kultura jone ende nuk eshte e konsoliduar. Edhe ne shoqerite tjera ka antagonizma te tille iniciativa vend e pavend por megjithate dihet cka eshte tendence kryesore qofte ne politike kulture apo ne menyren e zhvillimit te biznesit. Popujt qe kane tradite te qendrueshme kulturore kane arritur tu bejne balle huazimeve pa kriter keshtu qe kancona italiane apo shansona franceze arriten ti benin balle muzikes rok.
Ne shoqerite perendimore ndryshimet jane dinamike vecmas ne fushen e krijimtarise por megjithate vlerat nuk relativizohen pa marre parasysh statusin vleren e nje vepre ne treg.
Korrigjimi i vleresimeve te gabuara behet shpejt. Van Gogu ishte shume i varfer ngaqe nuk arriti te shiste asnjeren nga veprat e tij por pas vdekjes se tij ato moren cmime marramendese.
Neoshqiptarizmi u shqua me shume se levizjet e tjera per shkak se si nocion arriti te ngerthente ne vete pikesynimet kryesore kulturore por edhe politike ekonomike te shqiptareve. Madje do te thosha se neoshqiptarizmi ishte par exelence levizje politike qe synonte ta ndryshonte ta korrigjonte kodin qyteterues te shqiptareve ta evropianizonte ate. Kjo ide ndryshimi i struktures mendore te njeriut ne shekullin XIX dhe XX ishte shume e perhapur. Rrenjet e nje kerkese te tille duhet kerkuar ne periudhen e Rilindjes Renesanses pastaj te Rusoi Geteja Marksi dhe Niceja i cili pasi e shpalli Zotin te vdekur e peruroi mbinjeriun krijesen qe mund te ekzistoje edhe pa Zotin. Ne Rusine komuniste po ashtu u eksperimentua me idene e krijimit te njeriut te ri sovjetik por kjo ide nuk ishte aq naive sa idete e mendimtareve te mirefillte qe perpiqeshin ti zgjidhin problemet e thella shoqerore me teorite e ashtuquajtura te dezalienimit. Njeriu i ri sovjetik nuk u identifikua me nocionin rus per shkak te strategjise se asimilimit te efektshem dhe te pahetueshem. Njeriu i ri nuk ishte as rus as lituanez as gjeorgjian as kazak turkmen kirgiz por sovjet qe ne fakt i kishte te gjitha tiparet e rusit gjuhen kulturen ne pergjithesi.
Nga te gjitha keto persiatje vetem neoshqiptarizmi ishte ide reale e delire pa ate pretenciozitet megalomani dhe djallezi te teorive te tjera te asaj kohe. Derisa te tjeret synonin ta sovjetizonin ta serbizonin ta hispanizonin Evropen shqiptaret kerkonin ta evropianizonin veten. Ky eshte nje dallim strategjik.
Natyrisht ka pasur edhe levizje te tjera kulturore por shumica prej tyre kishin karakter individual dhe ishin ne funksion te bartjes se vlerave dhe tendencave qe ekzistonin ne katedra te ndryshme te universiteteve te huaja ku studionin shqiptaret. Mirepo ato nuk u shnderruan ne levizje pos nese nga ky kategorizim e perjashtojme periudhen e komunizmit kur krijimtaria varej kryekeput nga dogmat qe i pati imponuar ideologjia komuniste.
A kemi pasur truall flasim edhe para kohes se diktatures qe vendi yne te prodhoje elite intelektuale qe te percjelle rrymat kulturore evropiane
Gjithsesi. Vetem ne fushen e krijimtarise statusi shoqeror nuk con kandar. Dhuruesi i talentit ate e ka ndare ne menyre te barabarte ne te gjitha shtresat shoqerore dhe popuj pa marre parasysh madhesine e tyre. Madje popujt e vegjel zakonisht jane me te motivuar qe te merren me krijimtari letrare figurative muzikore sesa me hulumtime shkencore.
Tanime jane krijuar kushte elementare politike ekonomike dhe profesionale qe krijuesit shqiptare duke i percjelle rrymat e ndryshme kulturore te dallojne tendencen kryesore nga ato anesore dhe te krijojne vepra te nivelit evropian. Keto maja ne disa fusha qe tani jane arritur.
Eumlshte nje thenie qe i vishet regjisorit Orson Uells i cili vlereson se krijimtaria artistike nuk varet gjithaq nga cfaresia e sistemi shoqeror. Zviceranet punetore te zellshem dhe te disiplinuar thote ai ne pese shekujt e kaluar kane prodhuar vetem oren precize nderkaq italianet anarkike te zhurmshem skandaloze komplotiste hedoniste kane krijuar vepra kulmore artistike ne te gjitha fushat e kultures. Per Bodlerin arti eshte lulja e se keqes. Shpeshhere e keqja vuajtja rreziku nencmimi jane motive me te fuqishme per krijimtari sesa mireqenia ahengu siguria vardisja... Per keto shkaqe besoj se krijimtaria artistike eshte shans per popujt e vegjel pra edhe per shqiptaret qe ti afirmojne vlerat kombetare.
Pse tek ne ashtu si edhe mentaliteti qe zapton Ballkanin gjithmone nxitojme per te arritur dhe kurre nuk jemi ne kohe me Evropen
Per shkak se pjesa dermuese e ballkanasve nuk e njohin Evropen por e paragjykojne ate. Mosnjohja e Evropes eshte pasoje e paragjykimeve me te uleta me arrogante te tipit kurva plake apo kontinent i degjeneruar etj. Por jo vetem kaq. Shqiptaret ndonese nuk kane distance nga Evropa megjithate edhe ato vlera qe i njohin nuk i trajtojne seriozisht si dicka fondamentale per nje shoqeri moderne. Jemi te prire ta pranojme formen pa obligime ndaj permbajtjes. E duam hedonizmin evropian por jo stoicizmin perkushtimin ndaj punes seriozitetin e tyre respektimin e ligjit. Gjenetika origjina apo gjeografia nuk jane percaktues te mjaftueshem te identitetit evropian por sistemi i vlerave. Zhvillimi politik ekonomik dhe qyteterues i Evropes ka nje parahistori te gjate dhe nuk eshte aspak rastesi. Dokumenti i pare qe ngushton hapesiren e sovranit mbretit dhe qe paralajmeron konceptin e shtetit ligjor parakushtit per zhvillim te shoqerise Magna Carta Libertatum u hartua me 15.6.1215. Ky ishte dokumenti i pare qe e kufizoi pushtetin absolut te mbretit John Laclandit Gjonit Patoke dhe krijoi kushte per perhapjen e idese te standardit kushtetues qe garanton mbrojtjen e drejtave dhe lirive e njeriut. Ky dokument ka rendesi historike ngaqe e hapi shtegun per humanizim te shoqerise. Kjo ndodhi shekuj me pare.
Po ashtu nuk kuptohet drejt se hulumtimi shkencor ishte shume i hershem dhe aspak i rastesishem qe nga ana tjeter duke tentuar ti verifikoje te vertetat ne librat e shenjte hapi shtegun per konceptet shekullare per ndarje te kishes religjionit nga shteti te vertetave shkencore nga dogmat. Keto ndryshime lufta kunder obskurantizmit mesjetar kerkonin njerez me guxim te jashtezakonshem qe adhuronin te verteten me shume sesa qe frikesoheshin nga pasojat e demaskimit te dogmave qe e mposhtnin friken fale perkushtimit per ta zbuluar dhe kumtuar te verteten.
Ne Evrope qe nga fillimi ndodhi perplasja ndermjet doktrines se krishtere te meshires te mosdhunes dhe mendesise luftarake protofashiste te evropianeve. Kjo perplasje qe krijonte situate konfliktuale u zgjidh duke lejuar luften dhunen kunder jo krishtereve kryqezatat dhe kunder shpirtrave te ligeinkuizicioni.
Evropa vazhdimisht arrin te gjeje zgjidhje per problemet qe krijojne pengesa per zhvillim te metejme te shoqerise qe smund te thuhet per qyteterimet e tjera. Bie fjala pas shperberjes se Perandorise Otomane detyrimisht humbi funksionin edhe institucioni qe krijonte unitet ne boten islame kalifi kalifati. Ky institucion ngerthente ne vete dy funksione kryesore ate te prijesit politik dhe ate te prijesit fetar. Mungesa e nje institucioni e nje strukture hierarkike fetare krijon hapesire per voluntarizem per anarki ku cdokush mund te marre vendime ne emer te myslimaneve te botes. Edhe sa kohe do te vazhdoje ky konfuzion askush nuk di. Mungojne energjite ndermarrese guximi qe permes hulumtimit te verifikohen vlerat e tradites qe ne fakt nuk jane vlera por kotesi qe kane depertuar dhe shtresuar me shekuj. Kjo mungese e ndermarresise kjo pertaci ka depertuar edhe ne kulturen tone.
Evropa me guxim ec perpara duke rrenuar barrierat ataviste tabu temat qe e bllokojne trurin ajo me vendosmeri i zevendeson idete e vjetra pengesetare me ide te reja qe ne fakt eshte fshehtesia se si krijohet historia e vertete.
Pra ne sot e kesaj dite nuk kuptojme rendesine e gjithanshme te idese se shtetit ligjor standardit per mbrojtje te lirive dhe te drejtave te njeriut domosdoshmerine per verifikim shkencor te gjitha ideve qe jane ne funksion te organizimit shoqeror nxitjen e hulumtimit te fenomeneve dhe perfundimisht rendesine e ndarjes se shtetit prej religjionit. Sot ne te gjitha shtetet e Ballkanit politikanet kerkojne ndihmen e faktorit religjioz per legjitimimin e tyre politik moral dhe partiak. Kjo gjithsesi nuk ndodh ne shtetet evropiane.
Ne kuader te kultures evropiane keto vlera pa te cilat nuk mund te funksionoje nje shtet modern jane te njohura me shekuj dhe ne nese deshirojme te jemi evropiane duhet para se gjithash ti pranojme ti interiorizojme keto standarde ne sistemin tone te vlerave.
A mund te studiohet si levizje kulturore revolucioni kulturor qe shpalli diktatura pra soc-realizmi
Levizjet kulturore fitojne peshe nese pas tyre qendron nje mekanizem i fuqishem financiar dhe politik pra shteti. Ne boten perendimore kete ceshtje i rregullon tregu sistemi kompleks i menaxhereve meceneve producenteve dhe krijuesve. Ne shtetet e kampit socialist levizjet e ndryshme kulturore organizoheshin financoheshin dhe kontrolloheshin prej shtetit. Kjo levizje ne Bashkimin Sovjetik mori emrin Proletkult Organizata Proletare Kulturore dhe Iluministe. Kjo levizje do te duhej te krijonte sic u tha Njeriun e Ri te virtytshem sovjetik. Sipas doktrines komuniste cdo veprimtari krijuese duhet te kete mesazh konstruktiv mision edukativ ideologjikisht utilitar. Nje mori krijuesish te medhenj duke filluar prej regjisorit antologjik Ajnzejshtajnit letrareve Gorkit Sholohovit Aragonit kompozitorit Hans Eisleri e deri te piktori B. Vladimirov u vene ne sherbim te formesimit te levizjes kulturore qe mori emrin Realizem socialist e cila percaktoi standardin qe vepra artistike nuk mund te jete ne funksion te vetvetes Lart pour lartisme por ne sherbim te popullit pra te kete funksion edukativ shoqeror. Ne skulpture madje u perurua vlera e peste estetike-heroikja cdo luftetar punetor merrte dimensione markante ashtu si i ka hije Njeriut te Ri Sovjetik.
Por problemi nuk qendron ketu ngaqe edhe ne SHBA shkruhen romane edukative xhirohen nje varg filmash edukative qe pa dyshim kane ndikim pozitiv shoqeror. Problemi qendron te doktrina dogma e NJEumlSHIT te parit ne shtet nje ideologji nje udheheqes nje stil nje shkrimtar nje kompozitor nje poet nje skulptor shteteror i cili ne menyre te denje i misheron ne krijimtarine e tij percaktimet e artit socialist. Pra dallimi ndermjet sistemit komunist te vlerave dhe atij demokratik variacionesh te ndryshme qendron te parimi i diversitetit i pari ate e percepton si rrezik nderkaq i dyti si kusht pa te cilin nuk mund te funksionoje liria sistemi ne teresi.
Cfare duhet te kuptojme sot me levizje kulturore A mund te flitet per te njejtat kushte shperthimi sic ndodhen ato te shekullit XIX-XX
Dy lufterat boterore tragjedine qe shkaktuan ato zbulimi i krimeve masive te ndodhura ne sistemet komuniste terrorizmi zgjerimi i vlerave te shoqerise se konsumit shkaterrimi i ambientit dhe perfundimisht globalizmi disi e ngulfaten optimizmin e mendimtareve te shekullit XIX dhe te fillimit te shekullit XX. Deshperimi e zevendesoi utopine. Kjo dukuri ky dyshim ne progresin e pandalshem u perhap sidomos ne sistemet u thencim komuniste. Kete klime deshperuese defetiste dhe te pashprese e pershkruan ne menyre gjeniale shkrimtari polak nobelisti Cesllav Millosh Czeslaw Milosz - 1911-2004 ne vepren Mendja e roberuar 1962.
Sidomos globalizmi instaloi rregullat ne tregun e pergjithshem qe perfundimisht i rrenoi jo vetem endrrat romantike por edhe konceptet mbi artin. Ne kete treg te perbindshem qe vlon nga ofertat nivelesh kulmore pjesa dermuese e krijuesve te ish-kampit socialist nuk dine si te sillen si te adaptohen. Ata jo vetem qe humben statusin shoqeror integritetin dhe autoritetin por edhe besimin ne krijimtarine e tyre. Ne kete klime u fik edhe zjarri per levizje kulturore.
Ne te gjitha fushat e artit thuhet se artistet shqiptare kane percjelle vetem frymen e rrymave dhe asnjehere nuk kemi pasur pozicionim te mirefillte te nje rryme te caktuar. A ndani te njejtin mendim dhe pse te kete ndodhur kjo
Arti krijimtaria ne pergjithesi zhvillohet ne menyre interaktive ndervepruese ne kohe dhe hapesire. Eumlshte e natyrshme qe krijuesit e medhenj te ndikojne te te vegjlit por ndodh edhe e kunderta qe te medhenjte te ndikohen nga te vegjlit ose te panjohurit. Bie fjala portretet e Modilianit jane te ndikuara nga afresket ortodokse ashtu si nje faze e krijimtarise se Pikasos nga maskat afrikane. Nga aspekti teorik nuk mund te perjashtohet mundesia qe nje krijues i madh boteror te jete i ndikuar nga nje krijues shqiptar. Por ajo kryesorja e verteta e madhe nuk mund te fshihet. Qyteterimi perendimor eshte hulumtues inovativ qe me guxim ec perpara kerkon pergjigje per pyetjet me shqetesuese te cfaredo natyre nderkaq ai lindor eshte statik konservativ qe petrifikon ngurteson nje menyre te jeteses nje stil te krijimtarise qe quhet manierizem. Tradita folklori jane forma produkte te nje mendesie te nje stili qe refuzon ndryshimin perkatesisht hapjen e horizontit per kendshikime botekuptime te reja qe e frikesojne njeriun e pa mesuar me ndryshimet e vazhdueshme. Shqiptaret ose jane shume modern ose shume konservative. Kemi letrare te medhenj kengetare te shkelqyeshem operistike aktore te shkelqyeshem etj. mirepo ende nuk arrijme bie fjala te lirohemi nga modelet anakronike te varrimit ose te dasmes.
Qyteterimi perendimor parapelqen persosmerine nderkaq ai lindor tradicionalen. Ndertimi i piramidave deshmon per perpjekjet e njeriut te asaj kohe qe ta ndale kohen ta pengoje ndryshimin ta perjetesoje te tashmen e tij. Ky eshte nje percaktim i brendshem qe e parapelqen statiken mosndryshimin. Keto tipare fondamentale nuk mund te ndryshohen brenda nje nate. Ne kete faze jo vetem shqiptaret por edhe popujt e tjere te medhenj jane ne fazen e mimesisit te imitimit te koncepteve dhe metodave perendimore ne cdo sfere te veprimtarise shoqerore prej zgjedhjeve politike e deri te krijimtaria. Keto forma menyra te jeteses keto standarde qyteterimi perendimor ka krijuar per ti plotesuar nevojat e veta nderkaq ne i kopjojme keto forma te krijimtarise dhe veprimit politik qe ti ngjasojme modelit qe e idealizojme. Fazen e mimesisit do ta tejkalojme vetem kur keto standarde nuk do ti perceptojme si te huaja por natyrshem do te jetojme me to.
A i nevojitet ende sot mendimit - per ta ndryshuar apo shkeputur nga e kaluara - nenshkrimi i manifesteve ku shpallen idete
Nje mendimtar ose krijues i mirefillte nuk ben diskriminimin ndermjet se kaluares se sotmes dhe te ardhmes. Ne fushen e krijimtarise moda nuk eshte kategori qe vetvetiu ka konotacion pozitiv vecmas nese tema e debatit eshte krijimtaria artistike. Veprat e Fidias Eskilit Shekspirit Molierit Dostojevskit Markesit apo Gynter Grasit sot e gjithe diten jane te patejkalueshme. Te gjithe keta kane arritur majat e krijimtarise pa marre parasysh se ciles rryme i takojne. Disa vlera te se kaluares jane te patejkalueshme prandaj ne kete klime te deshperimit nga levizjet kulturore manifestet apo pamfletet nuk mund te ndryshojne situaten. Mendoj se keto energji keto shpresa se situata mund te ndryshohet me manifestime u shpenzua me demonstratat e vitit 1968 ne bote kur Sartri i entuziazmuar nga energjia e ketyre protestave u perpoq ta jepte kontributin e tij por mbeti vetem i deshperuar perjetesisht. Kapitalizmi liberal i shteri keto energji kete optimizem revolucionar.
Megjithate krijimtaria eshte e magjishme dhe qendron mbi cdo kanon qe perpiqen te imponojne teoricienet per te kuptuar nje veper artistike. Por veprat artistike sidomos ato figurative nuk mund te vleresohen me kategori diskursive. Shpeshhere kritika e nje vepre artistike sidomos nese autori i kritikes eshte i njohur ne vend qe te zbuloje vleren e nje vepre e mallkon ate me nje formulim kategorizim diskursiv qe e perdor per ta kuptuar ai vete nje veper figurative. Pastaj ai formulim behet bashkudhetar i nje vepre figurative qe pengon lirshem te soditet piktura grafika skulptura apo instalacioni.
Cfare e ndryshon sot nje komb
Globalizmi varferia mosfunksionimi i shtetit i ligjit relativizmi etik huazimet ndikimet nga jashte qe depertojne permes fese korrupsioni krimi i organizuar deshperimi nga cilesia e jeteses niveli i ulet i cilesise se krijimtarise percarjet si pasoje e polarizimit politik vegjetimi si menyre e vetme e jetes pa ideale etj. jane faktore qe ndikojne ne ndryshimin e identitetit te nje kombi. Deri vone shqiptaret ishin te perceptuar nga te tjeter si njerez te ndershem me kodeks te qarte moral por tani ata kane humbur kete imazh dhe perceptohen si popull qe eshte i dhene vetem pas te mirave materiale. Ne nje takim me nje misionar protestant qe gjate kohes punon ne Shqiperi pyetjes sime te drejtperdrejte lidhur me vleresimin e tij per karakterin e shqiptarit ai pa u thelluar mire qe deshmon se vleresimin e kishte te pjekur me tha Jane te dhene pas te mirave materiale. Por eshte per te habitur se nocioni alban te popujt e qyteteruar ka nje domethenie sublime...
A besoni ne riciklimin e jetes dhe per kete arsye ndoshta edhe ne hipotezen se eshte e kote te ndryshosh boten - kujtoj ketu nje karikature britanike qe jep simbolikisht ciklimin e veprimeve te njeriut qe ne fund kthehet ne pozicionin fillestar.Por ama stadet kalojne.
Cdo qyteterim perpiqet te gjeje pergjigje per arsyen e jetes per absurdin si pasoje e pamundesise per te gjetur shpjegime qetesuese per lindjen jeten vdekjen cdo qyteterim perpiqet te gjeje shpjegime per teresine por as qe ka arritur as qe do te arrije. Ashtu si bota shtazore qe funksion permes instinkteve dhe sarrin dot te mendoje te gjykoje si njeriu ashtu edhe njeriu nuk arrin dot te gjeje pergjigje per ceshtjet metafizike. Qyteterimet marrin hov kur pretendojne se kane gjetur pergjigje per keto mistere dhe fillojne ta humbin vitalitetin kur banalizohen ato pergjigje. Qyteterimi perendimor eshte perpjekur qe te jape pergjigje per keto pyetje duke analizuar qenien e njeriut. Per disa filozofe qenia dhe kuptimi i jetes eshte puna homo faber per disa te tjere loja homo ludens nderkaq per postfrojdistin Markuze - erotika. Disa popuj te tjere nuk kridhen fare ne keto dilema. Ata ende nuk jane te ndricuar dhe ushqimin shpirteror e marrin nga brenda si femija permes kerthizes permes zakoneve dhe ritualeve. Ata nuk dine pse kane ardhur ne kete bote dhe natyrisht sdine si ta jetojne jeten pos ne perputhje me traditen me rregullat qe jane percaktuar kushedi kur kushedi nga kush dhe kushedi pse.
A eshte atdhedashuria jo si nacionalizem qe te nxit per rebelizem - e per pasoje dhe krijimin e atij kushti paraprak per lindjen e nje levizjeje te fuqishme kulturore
Sa eshte njeriu egoist po aq eshte altruist sa eshte mizantrop po aq eshte filantrop sa eshte individualist po aq eshte qenie shoqerore sa eshte i motivuar nga egoja po aq ne te ndikon superegoja. Shpeshhere misioni shoqeror e suspendon tiparet e tjera te personalitetit te njeriut shpeshhere idealet shoqerore drejtesia zbulimi i te vertetes atdhedashuria nacionalizmi konceptet morale frika nga izolimi aq shume e motivojne njeriun sa qe ai arrin ta munde instinktin e mbijeteses.
Cdo individ dhe cdo grup shoqeror kane ndjenjen e forte individuale dhe shoqerore per te qene te barabarte me te tjeret te respektuar. Kete ndjenje per barazi Platoni e quajti thimos. Pra thimosi e ve ne veprim njeriun qe tu kundervihet faktoreve qe e perbuzin e nenshtrojne e cenojne integritetin e tij individual apo shoqeror. Pjesa diskursive racionale e thimosit eshte nacionalizmi. Ai mund te jete arrogant brutal cnjerezor por mund te jete i drejte fisnik i moralshem qe krijon kohezion ne shoqeri i motivon njerezit per liri krijimtari per nderveprim me te tjeret per tejkalim te veshtiresive per angazhim te vullnetshem shoqeror per funksionimin me te gjere te parimeve te etike e ploteson nevojen e thelle te individit per perkatesi nje grupi shoqeror. Ata qe verberisht jane kunder nacionalizmit dhe ofrojne zevendesimin e tij me perkatesi ndaj grupimeve tjera harrojne faktin se vetem nacionalizmi krijon mekanizma te qendrueshem shtetin qe mbron dhe kultivon vlera me te cilat identifikohet nje njeri.
Jane absurde dhe kunderthenese tezat qe pohojne se me pare ndjenja nacionale nuk paska ekzistuar si dhe tezat se ndjenjat e sotme nacionale qenkan anakronizem. Por askush nuk mund te mohoje faktin se popujt qe kane krijuar me heret shtetin e tyre jane me te perparuar sesa popujt qe nuk kane arritur ta realizojne kete qellim ose faktin se shtetet nacionale jane imune ndaj faktoreve shperberes. Nje popull qe nuk arrin te krijoje shtetin nacional nje kohe te gjate do ti angazhoje kapacitet per kete qellim dhe shume aspekte te tjera qe e bejne jeten e njeriut interesante do te lihen pas dore perfshi ketu edhe angazhimin kulturor. Si pasoje e gjithe kesaj eshte shthurja e elites ikja e trurit ne shtete te tjera. Aty ku nacionalizmi ka qene ideal frymezues aty zhvillimi eshte i pandalshem aty madje me lehte ndertohet shteti funksional ligjor dhe aty ku nacionalizmi eshte i rrejshem i keqperdorur per qellime te tjera shfaqen procese degjeneruese qe e komprometojne ate.
Si mund te shkulet ndryshe e kaluara ajo pjese e mentalitetit qe e le shoqerine pas pa ndricimin e se ardhmes vizionin
Mendoj se cdo gje eshte e lidhur me vetedijen e njeriut me vleresimet e tija te ngjarjeve te proceseve te rolit te personaliteteve te trashegimise te huazimeve etj. Te qenit gjate kohe nen sundimin e huaj ka ndikuar qe te interiorizohen te brendesohen huazimet nga kulturat e tjera duke filluar nga kostumet e deri te sintaksa struktura e gjuhes. Keto depertime te huazimeve shpesh behen pjese e identitetit te nje populli sa qe ato nuk njihen me si element i huaj. Bie fjala ne Tirane ne epiqendren e kultures shqiptare dimite citjanet kulet ende paraqiten si pjese e tradites kombetare ose disa kengetare te ndikuar nga menyra e kendimit te ilahive jane te bindur se ai kendim ato kenge jane reprezente te denje te tradites sone muzikore ose kapucat me dantella te ngjashme me ato te popujve te lindjes se mesme cifuteve arabeve pakistanezeve tashme per nje segment te popullit shqiptar jane bere pjese e identitetit te tyre. Eumlshte krejtesisht e qarte se huazimet nuk mund te ndalen me urdhra si ne te kaluaren te tashmen ose te ardhmen mirepo dicka tjeter duhet te merret parasysh huazimi i muzikes rok apo rep nuk mund te relativizohet me ate te ilahive ngaqe keto te fundit paraqiten si pjese tipizuese e tradites sone origjines sone ashtu si blu-xhinsat qe nuk mund te krahasohen me kapucat-dantelle qe sot perceptohen si element te tradites. Cdokush sot di se muzika rok apo blu-xhinsat jane huazime por shume pak veta dine se ilahite nje pjese e madhe e muzikes sone popullore si dhe dimite sofra te ulurit kembekryq etj. jane po ashtu huazime madje edhe me te rrezikshme ngaqe trajtohen si fondament i kultures dhe i identitetit tone kombetar.
Disa shtete formohen si pasoje e idealeve etnike te cilat behen kombetare pas formimit te shtetit disa mbi baza te interesit politik strategjik etj. Keto te fundit e formojne shtetin pastaj e formesojne identitetin kombetar si SHBA-te bie fjala. Eumlshte absurde qe ne nje shtet qe eshte ngritur mbi interesin etnik te perthahet segmenti kulturor perkatesisht berthama e identitetit kombetar faktori qe e nxiti procesin e formimit te shtetit kombetar.
Ska nevoje te shkulet e kaluara per te pasur vizion per te ardhmen por duhet ne menyre kritike te ndricohen perkatesite me mjeshtri te gdhendet guri i diamantit ose te ndahet te pakten ne planin e vetedijes kombetare shapi prej sheqerit. Cdo popull i civilizuar e ka bere kete.
Energjia jone ballkanike mesdhetare cfare mund te beje tjeter vec mbajtjes lidhur pas kompleksit dhe krijimit te miteve - a mund te jene keto arsye pse Ballkani eshte ne qerthull gjithnje dhe nuk ecen perpara...
Vetvetiu asgje te keqe nuk vjen nga mitet por nga instrumentalizimi i tyre per interesa hegjemoniste nacionaliste nga keqperdorimi i tyre politik qe krijon vuajtje dhe tragjedi te popujt e tjere. Sot keta popuj keqperdorues abuzojne edhe me fete konkretisht me krishterimin njesoj si me mitet. Duke paraqitur veten si te krishtere te devotshem abuzuesit kerkojne ne fakt licencen per denim te popujve te tjere me perkatesi tjeter fetare. Shembulli tipik i abuzimit te ketille eshte Maqedonia. Kryeministri aktual Gruevski ne menyre brutale i instrumentalizon keta faktore mitin dhe besimin fetar e perveteson idene e prejardhjes antike te maqedonasve dhe ne cdo kend te qyteteve meton te ndertoje permendore per personalitetet e antikes. Krahas kesaj ai duke shfrytezuar buxhetin shteteror qe sipas Kushtetutes duhet te jete shekullar paralajmeron ndertimin e kishave katedraleve jo per ideale por qe te provokoje komunitetin mysliman qe te pozicionohet ne istikamet fetare. Keshtu ai nje lufte te humbur politike dhe etnike e bart ne terrenin mitik dhe fetar me shprese qe te dale fitues.
Ne dallim nga popujt e tjere te Ballkanit vetem shqiptaret nuk thirren ne fikcione ne mite dhe Zot ngaqe kauza e tyre eshte vetvetiu reale dhe se ka gjasa te natyrshme te realizohet. Ne kete rrafsh ceshtja dhe kultura shqiptare dallon nga ato te popujve te tjere te Ballkanit. Kauza jone eshte reale...
Dikur ne vitet lsquo20-lsquo30 shqiptaret ne Itali Bukuresht Sofje Egjipt etj. ngriten vatra kulturore dhe detyruan autoritetet e vendeve per ta njohur gjuhen shqipe ashtu dhe kulturen - sot nuk ndihet me kjo ndjeshmeri. Nderkohe qe vendi yne eshte bere han me 100 porta jashte njohja ka humbur kuptimin e saj fillestar si levizje ctregon ky barometer
Ne gjuhen latine ekziston nje sentence qe mund ta shpjegoje kete dileme Quius lingua eius regio E kujt eshte gjuha i atij eshte territori. Italia Bukureshti Sofja Egjipti une do te shtoja edhe Shqiperia nuk frikesohen nga gjuhet e pakicave te paperfillshme...
Dhe se fundi a vlen me mendimi shqiptar praktikisht per te artikuluar interesat kombetare
Mendimet cfaredo qofshin ato modifikohen ne varesi nga rrethanat. Vleresoj se mendimi shqiptar zhvillohet gjithnje e me shume dhe do te jete ne funksion te ceshtjes kombetare. Une e shoh ate gjenerate dhe fuqine e motivacionit te argumenteve te tyre.