E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Mafia po merr monopolin e mbetjeve në Tiranë

Share

Komuniteti rom në Tiranë ka protestuar sot për vendimin e bashkisë për tu penguar aktivitetin e tyre për të mbledhur plastika e kanoçe për të siguruar bukën e përditshme. Me qindra banorë të komunitetit rom kanë akuzuar kreun e bashkisë Tiranë se u ka marrë votat për tu marrë dhe jetën. Prej disa ditësh policia bashkiake e Tiranës nuk lejon romët të mbledhin mbetjet plastike dhe kanoçet e pijeve në kazanët e mbeturinave në qytet, duke ju sekuestruar karrocat dhe duke shkatërruar një qendër grumbullimi.

Sot e 20 vjet që merrem me këtë punë. Në familje jam veti i nëntë, pa ndihmë sociale dhe ushqehemi me mbeturinat. Bashkia vjen më merr karrocën dhe më bën presion, denoncon një prej banorëve të komunitetit rom.

Të vijnë të na rrafin, të na marrin lekët… Ku të shkoj, kam tetë fëmijë, tregon një tjetër.

Të kapen ata që bëjnë pisllëqe më të mëdha dhe jo ne që merremi me plehrat. Çtë keqe ka bashkia nga plehrat? Skam ku të çoj fëmijët, ti vë të flenë tek bashkia? shprehet një tjetër.

Në protestën e tyre romët janë mbështetur nga këshilltarët socialistë Aldrin Dalipi, Gent Gazheli dhe Florian Pullazi të cilët kanë theksuar se përfshirja e romëve në këtë aktivitet është projekti i ambasadave të huaja në bashkinë e Korçës dhe Tiranës që ka nisur prej 3 vitesh për ti integruar ata në jetën sociale. Në fjalën e tij kreu i këshilltarëve të majtë Aldrin Dalipi tha se pas vendimit të bashkisë fshihen prapaskena mafioze në ngritjen e një monopoli që po merret me grumbullimin dhe përpunimin e mbetjeve. Dalipi tha se kjo do të kthehet në një bombë sociale në qytetin e Tiranës.

Mbi 30 mijë persona të cilët do të ngelen pa bukën e gojës dhe kjo është një bombë sociale në qytetin e Tiranës. Kemi marrë hapat e duhur, kemi shkuar tek Avokati i Popullit që të sensibilizojë këtë çështje, ndërkohë do vëmë në dijeni edhe ambasadat e huaja. Kjo, pasi problemi i romëve është një nga 12 prioritetet e BE, që qeveria shqiptare duhet ti plotësojë. Problemi tjetër është që  kjo që po ndodh, duket qartë që ka një prapaskenë të tipit mafioz. Në Tiranë po ngrihet një monopol për tju hequr juve të drejtën që të keni të ardhura minimale dhe ta marrë atë një dorë e vetme për të kryer këtë biznes.

Këshilltarët socialistë i premtuan familjeve rome se do të ndjekin këtë çështje në të gjitha instancat, pasi bëhet fjalë për shkelje të të drejtave të tyre, kur kjo radhitet ndër 12 prioritet e Shqipërisë për integrimin në BE.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›