E Diel, 1 Nëntor 2026

Me medaljen e Barit, praktikisht Bamir Topi dekoroi killerin Gaz Muça

11-08-2011 / A. B

Presidenti shqiptar injoroi qëndrimin zyrtar të shtetit italian, i cili nëpërmjet presidentit Kosiga kërkoi ndjesë për trajtimin që iu bë emigrantëve në gushtin e 1991-it, por me papërgjegjshmërinë prej qokaxhiu që e karakterizon, praktikisht dekoroi regjimin e vrasjeve që njeriu i Nexhmije Hoxhës, killeri Gaz Muça vendosi në stadiumin e Barit ato ditë, e për 2-3 vjet më vonë edhe në rrugët e Tiranës

Dekorimi i komunës së Barit në Itali, nga ana e presidentit shqiptar Bamir Topi, ende po zë vend të konsiderueshme, në opinionet, komentet dhe analizat e mediave në Shqipëri.
Eksodi “biblik” (sikurse e etiketuan mediat italiane) i gushtit të vitit 1991, për më shumë, dekorimi 20 vjet më pas, praktikisht tingëllojnë si një dekorim që presidenti Bamir Topi, nuk ia bëri komunës së Barit, por killerit Gaz Muça.
I “përgojuar” si një nga shoqëruesit e Nexhmije Hoxhës, Gaz Muça, si pjesë e skenarit të Ramiz Alisë, për të nxitur eksodin e “llumit” të shoqërisë drejt vendeve të perëndimit, zgjodhi dhe keqpërdori përfaqësuesit e denjë të llumit, në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale.
Kjo gjë, u evidentua, jo vetëm nga mediat shqiptare, të cilat kanë denoncuar dhunën dhe taksën që Gaz Muça vilte në anijen “Vlora” gjatë udhëtimit të saj drejt Barit në gusht të vitit 1991, por ky përfaqësues i llumit, u evidentua edhe nga mediat italiane. Kronika e mediave italiane të saj kohe, kur evidentojnë luftën mesa bandave të Durrësit dhe atyre të rrugës “Bardhyl” të Tiranës, përshkruajnë edhe fizionominë e Gaz Muçëve, që i klasifikonin ata si prototipat e llumit në stadiumin e Barit...
Në këto rrethana, autoritet italiane, të informuara për qëllimin e vërtetë të llumit të Shqipërisë, që Ramiz Alia kishte dërguar për “të pushtuar Barin”, zgjodhën në mënyrën më anti-humane të braktisnin “nën diellin përzhitës të gushtit, pa shërbime sanitare, pa ujë (me përjashtim të çka u vinte prej zorrëve të zjarrfikësve), të ushqyer prej helikopterëve dhe të ftuar, pa pushim, nëpërmjet megafonave të policisë, që t’u dorëzoheshin autoriteteve për t’u kthyer pastaj në atdhe, refugjatët prej Shqipërie nisin një luftë prej të dëshpëruarish që të mbeten në Itali”, sikurse artikulonte një analizë e ditëve të fundit në mediat shqiptare.
Pra, “bashkë me të thatin, u dogj edhe i njomi”, në stadiumin e Barit...
Të qenë të detyruar të paguanin, kostot që ju kishte deleguar Ramiz Alia nëpërmjet Gaz Muçëve të gushtit të vitit 1991, emigrantët shqiptarë, u detyruan ti nënshtroheshin fatit, duke u rikthyer forcërisht në atdhe.
Ndërsa vitet kalonin, dhe bëmat e Gaz Muçës shtoheshin në Tiranë, ku vrasjet dhe krimet e tij, janë të denja për ndonjë serial televiziv, ato ditë të nxehta gushti të vitit 1991, nuk janë harruar ende.
Si për dreq, u desh edhe dekorata e Bamir Topit, për komunën e Barit, jo thjesht dhe vetëm për të kanalizuar këtë mos-harresë në një këndvështrim ndryshe, por edhe për të na kujtuar gjithashtu, se ndërsa Ramiz Alia me Gaz Muçët, ia arriti të krijojë një perceptim për “llumin” e Shqipërisë, që guxoi e theu klonin e izolimit, ky llum, në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale, për guximin e Bamir Topit, arrin sot që të dekorohet, për kontributin që dhanë, bashkë me autoritet italiane të Barit, jo thjesht dhe vetëm për kthimin e atyre mijërave familjeve shqiptare, por edhe për “vulosjen” e qëllimit të Ramiz Alisë...

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›