E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Me mua kryetar, filozofi te re, ndryshe nga Rama"

Deputeti i Partise Socialiste, Arben Malaj, sqaroi dje arsyet e kandidimit te tij per nje filozofi ndryshe, ne drejtimin e selise roze. Sipas tij, nga viti 2005 ne kete parti cdo gje ka filluar te modernizohet, por qe ky modernizim duhet te vazhdoje. Ai thekson se nje parti nuk mund te drejtohet me disipline ushtarake. "Angazhimi im politik eshte i filluar qe prej vitit 1992, karriera ime s'eshte mbeshtetur nga individe te tjere partiak, karriera ime eshte mbeshtetur nga edukimi im familjar", sqaron Malaj, duke hedhur poshte zerat se eshte futur nga eksponente te partise per t'ia lehtesuar rikandidimin Rames. Ai thote, se eshte rene dakord qe cfare ka ndodhur ne filozofine e nje lideri te forte me pushtet absolut, me filozofine qe nese nuk fiton te largohet dhe kjo sipas tij ka sjelle pasoja. "Prandaj duhet nje filozofi e re ne Partine Socialiste. Jemi ne momentin, qe ne kete force politike duhet te kete zhvillime pozitive. Jemi ne momentin qe personalitete nga PS, kane hequr kredibilitetit per perballimin e krizave", thote Malaj. Ai thote se ne gare eshte per te ofruar kontribut dhe sqaron, se ka qene kritik ndaj Rames, por jo ne menyre publike.

Kryeministri: Surprize rritja me 36% e numrit te turisteve. Kreditim per nje dhome, ose nje kat, per familjet e bregdetit Jon


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›