E Shtunë, 31 Tetor 2026

Idrizi: Ceshtjen came, e mbroj ne PS

Deputeti i PS, Shpetim Idrizi, ka pergenjeshtruar dje kryetarin e PDI, Muhedini, per nje bashkim te mundshem te tij, me partine qe mbron interesat e komunitetit cam. I pyetur nga mediat, deputeti Idrizi, ka mohuar aludimet per bashkim me PDI-ne ne Parlament. "Nuk kam nevoje te bashkohem me PDI-ne per te mbrojtur ceshtjen came", ka theksuar Idrizi, duke shtuar se kete ceshtje do ta mbroje vete ne Parlamentin e ri. Reagimi i deputetit socialist erdhi pas deklaratave te kryetarit te PDI, sipas te cilave ai po negocionte me deputetin Idrizi, per te rritur numrin e perfaqesuesve te partise se tij ne Parlament. Sipas Muhedinit, cdo deputet qe do t'i bashkohej partise se tij, do te kishte si objektiv kryesor ceshtjen came.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›