E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjergji Koja, zgjidhet ne krye te PSV '91, ne vend te Kocit

Gjergji Koja eshte zgjedhur kryetar i PSV '91, duke zhvendosur ne kete menyre Petro Kocin, i cili ka dhene doreheqjen menjehere pas daljes se rezultatit te zgjedhjeve te 28 qershorit, per shkak te performances se dobet te kesaj partie ne zgjedhje. "Si kryetar i PSV '91, synoj qe me nje grup politik te fuqishem te riorganizojme partine ne te gjithe vendin. Mbeshtesim koalicionin PSV 91-LSI, ne dobi te stabilitetit te vendit. Jemi te gatshem te mbeshtesim riorganizimin e se majtes, pas largimit te Rames. Shprehim keqardhjen tone per prishjen e 'rregullave te lojes" ne PS. Mirepresim cdo socialist te zhgenjyer nga diktatura ne PS, qe te militoje me dinjitet tek PSV '91", deklaroi Koja. Zgjedhja e tij, u be nga ana e Komitetit te Pergjithshem Drejtues, per ta udhehequr partine deri ne kongresin e radhes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›