E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turizmi, kredi te buta per shtepi

Berisha kerkoi rritje te kapaciteteve hoteliere dhe kompletim te infrastruktures, nga Orikumi ne Ksamil

Turizmi pritet te jete qender e investimeve te metejshme nga ana e qeverise shqiptare, duke kerkuar me insistim zgjerimin e kapaciteteve te akomodimit dhe krijimit te kushteve lehtesuese per pushuesit, sidomos ne brigjet joniane. Nje perparesi te tille e ka evidentuar kryeministri Berisha, teksa zhvilloi dje nje takim pune me disa ministra te kabinetit qeveritar, per te diskutuar strategjite dhe masat qe duhen ndermarre per te perballuar me sukses fluksin e turisteve ne Shqiperi, qe po vjen gjithnje ne rritje. Duke e cilesuar si nje vit surprize rritjen me 36% te numrit te turisteve qe kane preferuar Shqiperine per pushimet e kesaj vere, ne nje kohe krize universale, kryeministri Berisha kerkoi qe te merren te gjitha masat per kompletimin e plote te infrastruktures pergjate gjithe bregdetit, ne rruge, ujesjelles e energjetike, per rritjen e kapacitetit te akomodimit ne hoteleri, si dhe per arritjen e standardeve te larta te sherbimit ne to. "Ministria e Financave duhet te shqyrtoje mundesine e nje kredie te bute, per te gjitha familjet qe duan te shtojne nje dhome, dy dhoma apo nje kat ne shtepite ekzistuese. Ne nuk mund te japim kredi per te bere shtepi te reja, por ne qofte se gjejme nje menyre per te rritur me shpejt kapacitetet hoteliere te fshatrave te bregut, nga Dhermiu ne Ksamil, e ne te gjithe gjatesine e bregut Jon, ndoshta do te mund te shtojme nje numer shume te madh shtreterish. T'u japim fondet dhe te procedohet sa me shpejt, ne menyre qe mbi bazen e planeve urbanistike pastaj, te autorizohen ndertimet", deklaroi kryeministri. Nje tjeter ceshtje qe u diskutua ne kete takim ishte dhe permiresimi i metejshem i infrastruktures ne bregun e Jugut. Ne kete drejtim, kryeministri i kerkoi ministrit te Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit hartimin e nje studimi serioz, per krijimin e nje rrjeti te ri rrugor, per lehtesimin e trafikut ne qytet, me qellim qe trafiku i turisteve drejt bregut te mos rendoje qarkullimin rrugor ne qytet. "Eshte e domosdoshme, qe tani te levizim me shpejtesi dhe ne te gjithe bregun e detit Jon, te behen nderhyrjet e gjithanshme te nevojshme per te kompletuar infrastrukturen me perparesi absolute, nga Orikumi deri ne Ksamil. Ministria e Puneve Publike ka nje seri projektesh, jane 7 rruge fshatrash te prokuruar, jane ujesjelles te prokuruar, por tani detyra eshte kjo; do te merret fshat per fshat, cdo rruge qe zbret drejt detit, duhet te projektohet dhe te mos vonohet ne ndertim, ne menyre qe qershori i ardhshem ta gjeje te asfaltuar. Jane bere investimet ne ujesjelles ne Dhermi dhe ne Vuno. Keto investime duhet te kompletohen dhe cdo shtepi, duhet te kete uje 24 ore. Ne duhet me cdo kusht, qe deri ne qershor kete infrastrukture ta kemi konsoliduar", vijoi kryeministri. Forcimi i agro-turizmit, ishte nje tjeter ceshtje per te cilen kryeministri Berisha, kerkoi vemendje kryesore, duke e cilesuar jo vetem zhvillim per zonen, por edhe nje menyre per rikthimin e krahut te punes dhe popullates ne emigracion. Nderkohe qe ka kerkuar nga komunat, qe toka djerre te leshohet me te dhjete. A.G

Bujqesia

"Rendesi te jashtezakonshme ka qe te mund te rigjallerojme fuqishem prodhim bujqesor ne kete zone, pasi kjo eshte edhe nje menyre per te mbajtur njerezit aty, popullaten aty. Nese ka vend ne Shqiperi, ku nuk ka pse iken askush, eshte ajo zone", tha Berisha.

Ujitja

"Duhet te nisim me sistemin e vaditjes. Duhet te bejme cdo gje qe ne t'u krijojme mundesi atyre qe te ujitin tokat qe kane. Aty ka burime uji, por ne do ta vendosim ate nje zone me perparesi per vaditjen dhe kete zone me perparesi do ta shtrijme deri ne Ksamil".

36% Rritja E numrit te turisteve qe kane preferuar Shqiperine per pushimet e kesaj vere, ne nje kohe krize universale ne tere boten. Kryeministri kerkoi masa te forta per kompletimin e plote te infrastruktures pergjate gjithe bregdetit, ne rruge, ujesjelles e energjetike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›