E Shtunë, 31 Tetor 2026

Financimi i universiteteve, Senati i UT kundër MASH

Senati Akademik i Universitetit të Tiranës, vë në pikëpyetje të madhe skemën e re të financimit në shkollat e larta. Ndonëse me tone të zbutura për momentin, duket qartë qëndrimi kundër kësaj reforme. Pas analizës së draftit që përmban planin kuadër të hartuar nga Ministria e Arsimit, dje, një shkresë zyrtare i është drejtuar këtij dikasteri. E ndarë në dy pjesë, kjo letër përmban në total 22 pyetje, një pjesë e të cilave mund të cilësohen edhe si retorike. Të tjerat konstatojnë disa mangësi në draft, të tilla që sipas Senatit Akademik duhet të riparohen për të garantuar seriozitetin dhe besueshmërinë mbi të cilën do të ndërmerret kjo reformë. Sipas pritshmërive, implementimi i saj pritet të nisë vitin që vjen dhe të zgjerohet në 2013-n. Sipas Senatit, drafti nuk paraqet një panoramë të situatës aktuale të arsimit të lartë, gjë që kërkohet në çdo strategji apo reformë të re që ndërmerret në të gjithë sektorët. Po kështu, është evidentuar se mungon një studim për vijimësinë e skemës së re të financimit. Nga sa ka konkluduar Senati, skema e re e financimit të universiteteve bazohet në performancën e tyre dhe në materialin e dërguar nga MASH, matës i saj është vetëm numri i studentëve, dhe jo treguesit e tjerë cilësorë të kësaj performance. Performanca cilësore, cilësia e stafit, cilësia e studentëve dhe cilësia e kërkimit shkencor nuk janë përfshirë. Në material flitet për operimin e universiteteve private si një organizatë jofitimprurëse. Edhe në këtë çështje lindin një sërë pikëpyetjesh të tipit: sa e kontrollueshme është nga ana e shtetit që këto universitete kanë këtë status, pra të organizatës jofitimprurëse? Si do të ishte ky kontroll kur praktika aktuale e pranuar nga vetë ky material ka treguar se deri tani shteti nuk ka arritur të bëje kontrollin dhe monitorimin e universiteteve private?, janë pyetjet e shtruara në shkresën që mban firmën e kreut të Senatit Akademik, Dhori Kule. Sipas saj, materiali për reformën financiare në arsimin e lartë është dërguar si një material i pashoqëruar me informacion shtesë për identifikimin e autorëve të tij. Për të bërë një vlerësim më të mirë të tij, për të kuptuar më mirë idetë dhe sugjerimet e tij, duhet të shoqërohet edhe me përbërjen e grupit të punës që ka përgatitur këtë draft, CV-të e tyre për të parë edhe eksperiencën e anëtarëve të këtij grupi, ka konkluduar Senati i UT. Sipas tij, kjo pjesë është shumë e rëndësishme në rastin e një dokumenti kaq të rëndësishëm, për të kuptuar besueshmërinë e rrugës që propozohet për reformën e pretenduar të financimit të arsimit të lartë. Gjithashtu, i kërkohet Ministrisë së Arsimit të bëjë publik opinionin e konsulentëve të huaj mbi këtë reformë. Mendimi vlerësues dhe oponenca e konsulentëve të huaj do të ishte me vlerë për të kuptuar më mirë idetë dhe për të sqaruar mbase edhe shumë gjëra të paqarta në material, thuhet në shkresën dërguar në MASH. Sipas saj, modeli i zgjedhur në materialin për financimin e IAL është ai që ndjek studentin. Senati i kërkon MASH-it të vërë në dispozicion modelet e tjera me të cilat grupi hartues i materialit është konsultuar dhe argumentet përse u zgjodh pikërisht ky model. Po kështu, Senati kërkon nga Ministria që të sqarojë si do të përcaktohet shuma e grantit për çdo universitet, ndërkohë që drafti parashikon Fondin e Zhvillimit Strategjik, për të ndihmuar universitetet në zhvillimin e procesit të ri të qeverisjes dhe të menaxhimit të tyre.

Diplomat e dyfishta
Reforma e re parashikon programet e diplomave të dyfishta double major. Në draft sqarohet se një fond i posaçëm do të jetë i disponueshëm për të gjitha universitetet (publike dhe private), që ti ndihmojë (dhe inkurajojë) ata që të zhvillojnë programe të reja, të cilat përfshijnë dy (mbase dhe tri) lëndë nga degë shumë të ndryshme (p.sh., Inxhinieri dhe Biznes ose Ekonomiks dhe Filozofi); programet mund të marrin formën e diplomave të dyfishta ose një diplomë (major) dhe një (ose dy) minor.

Reforma e përshpejtuar
Senati Akademik e cilëson të përshpejtuar reformën e re financiare. Arsimi i lartë ka pasur një reformë të shpallur nga MASH para pak vitesh dhe ende nuk ka një studim dhe vlerësim të kësaj reforme në lidhje me efektet, anët pozitive dhe negative të saj. Mos kjo shpejtësi e çorodit reformën në arsimin e lartë dhe palët e interesuara nuk arrijnë të vendosin një rregullim kur u kërkohet të bëhet një tjetër?, thuhet në shkresën dërguar MASH.

Pyetjet teknike nga UT rreth skemës së financimit
Cilësia e studentit, Performanca në Maturën Shtetërore, a do të jetë kriter nëse institucioni ku studenti do të studiojë, do të përfitojë nga skema e re e financimit?
Drafti i MASH: Qeveria do të mbajë në rishikim standardet e pranimit në arsimin e lartë, të bazuar në Maturën Shtetërore, që të sigurojë vazhdimësinë e cilësisë së lartë. Qeveria do të sigurojë një sistem për mbështetjen financiare të studentëve, në mënyrë që asnjë student që i takon të përzgjidhet, të mos frenohet në vijimin e arsimit të lartë për shkak të rrethanave ekonomike apo sociale.

Cila do të jetë metodologjia që do të përdoret për të përcaktuar koston e studentëve për çdo universitet publik?
Drafti i MASH: Për të llogaritur fondet që do ti alokohen çdo universiteti publik, numri aktual i studentëve do të ponderohet me kostot (mesatare në shkallë vendi) relative të çdo dege dhe nga cikli i studimit (të parë, të dytë, të tretë dhe diploma dyvjeçare profesionale) – ndoshta edhe me disa llogaritje mbi koston më të lartë brenda rajonit të Tiranës. Qeveria mund të përdorë, gjithashtu, edhe korrektues shtesë për të reflektuar prioritetet e politikës kombëtare, për shembull, për të inkurajuar universitetet për të ofruar programe prioritare, si diploma dyvjeçare profesionale apo programe në fusha prioritare. Qeveria do të rregullojë ekuilibrin e ndarjes së kostove midis shtetit dhe studentëve për të reflektuar më nga afër natyrën e përfitimit personal që studentët marrin nga edukimi i tyre i lartë. Të diplomuarit nga universitetet përfitojnë në mënyra të ndryshme, po të krahasohen me moshatarët e tyre që nuk frekuentojnë universitetin. Ky përfitim personal plotësohet nga përfitimi publik që të diplomuarit i japin zhvillimit të shtetit.
Në skemën e re të financimit parashikohet që universitetet publike nuk mund të rekrutojnë studentë mbi kuotën e përcaktuar nga Ministria e Arsimit për të cilët do të merret financimi nga skema e re, ndërsa universitetet private mund të regjistrojnë studentë mbi kuotat e përcaktuara nga Ministria pa limit. A nuk vë kjo në pikëpyetje vetë filozofinë që kjo skemë kërkon të promovojë, Barazi midis institucioneve të arsimit të lartë dhe konkurrencë të drejtë?
Drafti i MASH: Universitetet më pas pritet që të rekrutojnë studentë të rinj për të plotësuar kuotat e tyre të alokuara, me një fleksibilitet +/-5%. Qeveria do të përdorë numrat aktualë të studentëve për çdo kategori, si bazë për llogaritjen e financimit – kjo do të kërkojë që çdo universitet të sigurojë të dhëna të verifikueshme për numrin e studentëve që aktualisht studiojnë në to. Nëse një program arrin të rekrutojë studentë (cilësorë) aq sa është kuota e vendosur +/-5%, kjo do të thotë se ekziston kërkesë e lartë nga studentët dhe se kjo kërkesë duhet të reflektohet në kuotimin e vitit pasardhës. Nëse një program do të rekrutojë studentë më pak se kuota e vendosur +/-5% e më shumë, kjo do të merret si një tregues i mungesës së kërkesës dhe kuota do të reduktohet në vitin e ardhshëm dhe, nga formula e financimit, edhe buxheti i universitetit do të reduktohet – universitetit do ti duhet të gjejë fonde shtesë ose, nëse kjo nuk do të jetë e mundur, atëherë do ti duhet të bëjë kursime – të cil

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›