DioGuardi:Shqiptarët në Greqi të diskriminuar

Kryetari i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Xho Dioguardi thotë se shqiptarët në Greqi nuk i gëzojnë as të drejtat e tyre më elementare. Po sipas tij, të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri janë të gjitha të realizuara. "Në Shqipëri, të drejtat e minoritetit grek janë të gjitha të realizuara - minoritarët gëzojnë të gjitha të drejtat e tyre në Shqipëri, sipas standardeve europiane, përkundrejt atyre që shqiptarët në Greqi nuk kanë asnjë të drejtë - as shkolla në gjuhën shqipe apo përdorimin e gjuhës shqipe - as të drejtën e deklarimit shqiptarë. Shqiptarët që jeton e punojnë në Greqi janë të diskriminuar," pohoi DioGuardi për agjencinë e lajmeve INA. Vazhdimisht Xho Dioguardi është ka ngritur zërin për disa tema që prekin drejtpërdrejt shqiptarët, duke përfshirë këtu edhe mohimin e çështjes çame nga ana e qeverisë greke dhe për çështjen e gjuhës shqipe dhe të të drejtave arsimore dhe të qëndrimit të shqiptarëve që jetojnë në Greqi, duke kërkuar që ato të jenë të barabarta me ato që shqiptarët u kanë shtrirë këto të drejta minoritet greke që jetojnë në jug të Shqipërisë.