Aleanca “Kuq e Zi”: Abuzime gjatë censusit

Aleanca “Kuq e Zi” ka deklaruar sot se ka prova dhe fakte të abuzimeve gjatë procesit të regjistrimit të popullsisë.
Në një deklaratë për shtyp përfaqësues të aleancës theksojnw se po ndjekin me shqetësim të thellë procesin e regjistrimit ndërsa shtojnw se në shumë raste myslimanët vetëdeklarohen me kombësi greke.
Gjithashtu përfaqësues të aleancës theksojnë se ka të dhëna se shumë anketues po përdorin laps për plotësimin e formularit duke lënë hapësira për abuzim dhe ndryshime të të dhënave.
Aleanca gjithashtu thekson se regjistrimi është një proces antikushtetues dhe i pambështetur në asnjë dispozitë të legjislacionit shqiptar.