Më në fund, e drejta autoriale

Pas shumë e shumë viteve pritje dhe ndërrimesh spektakulare të Ministrave të Kulturës, ka filluar iniciativa për formimin e Zyrës për të Drejtat mbi Pronën Intelektuale.
Por kjo iniciativë ende është në formë të një rregullore vizën e së cilës e ka dhënë Qeveria e Kosovës. Iniciativa për formimin e kësaj zyre vjen 5 vjet pas aprovimit të ligjit për Drejtën e Autorit në kuvendin e Kosovës.
“Në mbështetje të nenit 93 (4) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duke u bazuar në nenin 168 (1) të Ligjit nr. 2004/45 për të Drejtat Autoriale dhe të Drejtat tjera të Përafërta, Në pajtim me nenin 4 (3) të Rregullores së Punës së Qeverisë Nr.01/2007, nxjerr, RREGULLORE Nr. XX/2010 për themelimin e Zyrës për të Drejtat mbi Pronën intelektuale”.
Zyra për të Drejtat mbi Pronën Intelektuale themelohet në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
“Zyra do të formohet shpejt ndërsa do të ketë një staf të vogël”, tha Sali Morina, sekretar permanent I MKRS.
Sipas Morinës për pak kohë pritet të zgjidhet edhe drejtori i kësaj zyre. Ndërsa të ndalemi pak te ajo se çka ofron kjo zyrë kur formohet.
Zyra thuhet se Certifikon asociacionet e autorëve dhe bartësit tjerë të të drejtave, si dhe subjektet tjera ligjore të specializuar në administrimin e të drejtave të autorit të cilat i përmbushin kriteret profesionale të vendosura nga Zyra. Po ashtu zyra mund edhe të anuloje një nismë të tillë nëse nuk i përmbush kriteret e parapara sipas rregullores.
“1.4. cakton listën e ndërmjetësve dhe ofron ndihmë administrative ndërmjetësit, përkufizon në detaje procedurën e ndërmjetësimit, si dhe diplomën dhe llojin e arsimit të ndërmjetësit, dhe kushtet tjera që ai duhet t’i përmbushë në pajtim me nenin 181 të Ligjit për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat tjera të Përafërta dhe Ligjin Nr. 03/L-057 për ndёrmjetёsim”, thotë ky nen.
Ndërsa neni 1.5. i kësaj rregullore thotë se “mund të deponoj ekzemplarët e veprave ose të lëndëve nga të drejtat e afërta nga titullarët e të drejtave që u njihen nga ky ligj për të siguruar provat ose për një arsye tjetër. Zyra për të Drejtat mbi Pronën Intelektuale po ashtu ka për detyrë që të përgatit legjislacion mbi kriteret që i referohen këtij Ligji brenda një periudhe gjashtë muajsh, nga dita e hyrjes në fuqi të kësaj rregulloreje.
Njëra prej pikave të rregullores është edhe promovimi. Sipas kësaj del se Zyra ka për detyrë të promovon, informon dhe ndërmerr aktivitete për vetëdijesimin e opinionit të gjerë, autorëve dhe bartësve të të drejtave të autorit dhe të drejtave tjera të përafërta për rëndësinë e këtij ligjit në fjalë. Zyra po ashtu duhet të organizon programe trajnimi, tryeza, debate publike dhe seminare të karakterit vendor dhe ndërkombëtar, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale për zbatimin në praktikë të Ligjit për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e tjera të Përafërta.
“3. Mbledhjen e informatave dhe të dhënave për gjendjen e të drejtave të autorit dhe të drejtave tjera të përafërta në nivel të vendit dhe monitorimin e zbatimit të konventave ndërkombëtare dhe marrëveshjeve reciproke e bënë Zyra, e cila harton edhe propozimet për plotësimin e legjislacionit dhe mekanizmave të zbatimit”, thuhet në rregulloren e aprovuar nga Qeveria.