“Aktori në kuti” me katër çmime
Shtëpia teatrore filmike AKT, pas sukseseve tjera ndër vite, këto ditë, me njërën nga shfaqjet e saj, u shpërblye në një Festival Ndërkombëtar. Është ky Festivali Ndërkombëtar i Monopërformansave “ One-Aktor Plays”- “BGMOT” 2010 në Gabrovo të Bullgarisë, i cili shpërbleu shfaqjen “Aktori në kuti” me njërin nga tri çmimet e këtij festivali, “çmimi për Nderin Delikat të Shprehjes Skenike”. Në të luan aktori Mentor Zymberajn, i cili njëherit është edhe tekstshkrues dhe regjisor i shfaqjes.
Kjo shfaqje përveç këtij çmimi së fundmi të marrë në Gabrovo të Bullgarisë, ka rrëmbyer edhe disa çmime tjera: Nominimi për çmimin “Grand Pri” në Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës në Maqedoni , Manastir. Çmimi “Aktori më i mirë i Festivalit “ në Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës në Kosovë, “MonoAKT”. Përzgjedhja ndër 10 monodramat më të mira të edicionit të dhjetë të Festivalit Ndërkombëtar të Monopërformansave “VIDLUNJA” në Khemelnistki, Ukrainë.
“ Ky është çmimi i katërt dhe ndihem i nderuar, por ndihem dhe më mirë për e ftesat tjera që më janë bërë, mendoj që është një vazhdim i prezantimeve të artit skenik kosovar dhe shqiptar në botë. Për mua ka qenë nder, ngaqë prezantoj artin dhe kulturën time, si autorësi origjinale mirëpo edhe si koncept i veçantë regjisorial por edhe në lojën e aktorit, sepse ë pari jam aktor. Ky çmim mendoj që është nder edhe për vendin ku punoj si pedagog në Fakultetin e Arteve, pasi që këtë përvojë dita ditës ia barti edhe studentëve të mi dhe kolegëve të mi”, u shpreh aktori Mentor Zymberaj.
Sipas Zymberajt në këtë festival kanë marrë pjesë tetë shfaqje nga vende të ndryshme të botës, ndërsa për të ka qenë pjesëmarrja e parë në një festival të tillë ndërkombëtar .
Dy çmime tjera i kanë takuar aktorit nga Bullgaria dhe çmimi tjetër aktorit nga Lituania. “Kanë qenë vetëm tri çmime, dhe ato shumë specifike ngaqë nuk është shpall shfaqja apo aktori dhe aktorja më e mire por është zgjedhur shfaqja e cila ka pasur specifikat më të veçanta. Çmimi ynë ka qenë mbi ndërtimin e lartë të ndjeshmërisë së shprehjes skenike, është akcentuar loja e aktorit gjë që ka qenë një prej çmimeve më të rëndësishme të festivalit. Çmimi tjetër ka qenë për aktorin nga Lituania, ka qenë çmim për komunikim me shikuesin, ndërsa aktori i mirënjohur nga Bullgaria ka marrë çmimin multimedial”, u shpreh Zymberaj.
“Aktori në kuti” trajton dhembjen e artit skenik dhe fatin e artistit, në veçanti brengën e madhe të artistit për të zhdukurit.
Pas pjesëmarrjes në këtë festival, “Aktori në kuti” është ftuar të marrë pjesë në festivale tjera ndërkombëtare.