E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas rrezimit te Mubarakut - Palestinezet festojne izraelitet stepen

Ne rajonet palestineze shpertheu spontanisht gezimi Me qindra vete dolen ne Ramallah neper rruge duke valevitur flamuj egjiptiane nje kolone automjetesh beri xhiro neper qytet.

Omar Nazar nje familjar shprehet keshtu mbi ndryshimet ne Egjipt Jemi ketu per te uruar popullin egjiptian qe arriti te rrezoje diktatorin dhe diktaturen Shpresojme qe rrezimi i tij do te coje ne rrezime te tjera te diktaturave ne vendet arabe dhe do te forcoje kauzen dhe rezistencen tone.Bildunterschrift Palestinezet festojne

Ne Ramallah qendra e autoritetit palestinez nen drejtimin e presidentit Mahmud Abaz nje aleat politik i Mubarakut ky njerezit kendonin kenge patriotike arabe. Nje palestinez tjeter shprehet se ai shpreson qe shkendija qe shpertheu ne Egjipt do te kaloje ne vende te tjera. Mesimi qe nxirret nga e gjitha kjo eshte qe te ndiqet shembulli i Egjiptit. Ky ndryshim duhet ta coje popullin egjiptian ne drejtim te transformimit ekonomik de social ne drejtim te demokracise dhe lirise dhe riperteritjes se shoqerise egjiptiane.

Edhe ne Rripin e Gazes - e njejta atmosfere mijera palestineze dolen rruge pas lajmit te doreheqjes se Mubarakut fishekzjarre u hodhen ne qiell dhe te shtena gezimi.

Stepje ne Izrael pas largimit te aleatit

Por ne Izrael largimi i aleatit dhjeteravjecar Mubarak ka shkaktuar shqetesim. Nje kalimtar ne sheshin Rabin ne Tel Aviv shprehet hapur Sipas mendimit tim kjo nuk eshte nje gje e mire per shtetin izraelit sepse krijon nje gjendje pasigurie dhe kaosi ne te gjithe Lindjen e Mesme. Edhe nje kalimtare tjeter shprehet e shqetesuar Doreheqja e Mubarakut nuk eshte gje e mire. Ndoshta eshte nje ngjarje e mire per popullin egjiptian qe do liri dhe barazi por do te trondise stabilitetin ne rajon. Kjo do te krijoje pasiguri dhe tension qe eshte e demshme rajonin.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Tel Aviv

Ish-ministri Benjamin Ben Elizer qe e njeh prej vitesh Mubarakun raportoi se ai ka telefonuar te enjten 20 minuta me Mubarakun. Gjate bisedes Mubaraku eshte ankuar per presidentin amerikan Barack Obama Amerikanet flasin per demokracine dhe nuk ia kane idene per cfare flasin. Pasojat keshtu ka paralajmeruar Mubarak do te sjellin ekstremizmin dhe radikalizmin islam ne rajon.

Autor Clemens Verenkotte / Lindita Arapi

Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›