Vritet me thikë një 20 vjeçar në një fshat të Kukësit
Një i ri 20 vjeçar nga një fshat i Kukësit gjeti vdekjen sonte pasi u qëllua me thikë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Oreshkë të komunës së Zapodit.
Viktima është Elvis Memisha.Ai është transportuar për në spital, por ka humbur jetën rrugës.
Policia thotë se ka identifikuar autorin e krimit dhe është vënë në ndjekje të tij./ep