E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me ne fund, reforma konkrete...

Eriselda Bashari*
Reformat dhe debatet mbi to, kane kohe tashme qe zene nje vend te vecante ne faqet e gazetave, tavolinat e politikeberesve, diskutimet e akademikeve, analisteve dhe specialisteve, por nuk kane kursyer as kafet e gjata te njerezve te thjeshte, te cilet, ne fund te fundit, jane subjekt dhe objekt i ketyre reformave. Debati dhe diskutimi merr tone me te ashpra, kur reforma ka efekt social te drejtperdrejte, dhe aq me shume kur modeli ku bazohemi per te ndertuar reformen eshte vete ne reformim. Shembull konkret i saj eshte reformimi i arsimit ne pergjithesi dhe arsimit te larte ne vecanti.
Debati mbi arsimin e larte, ka marre permasa shume te gjera kohet e fundit. Ky debat i eshte referuar kryesisht sektoreve publik dhe privat te edukimit te larte, te para qofte plotesisht te ndara ne ekzistencen e tyre, por edhe duke pretenduar qe te dy keto sektore jane ne konkurrence me njeri-tjetrin, dhe jane prezantuar probleme dhe rreziqe pa fund, qofte ne njeren, ashtu edhe ne tjetrin kendveshtrim. Gjate gjithe ketyre debateve dhe analizave, asnjehere nuk eshte hedhur veshtrimi mbi zhvillimet e arsimit te larte ne vendet ku te gjithe universitetet shqiptare referohen dhe ngrene modelet e tyre. Nese do te ndalonim nje moment dhe do te shikonim se cfare po ndodh me arsimin e larte ne vendet evropiane, do te mesonim te pakten, se cfare probleme dhe zhvillime kane modelet tona.
Referuar studimeve dhe analizave boterore, i gjithe sistemi i arsimit te larte ne Evrope, eshte ne krize. Kjo nuk duket vetem prej reagimeve direkte te studenteve dhe shoqerise civile, te cilat jane fakt sot ne formen e protestave ne Greqi, France etj., por ka filluar te ndihet qarte, edhe ne produktin intelektual, qe tashme formimi universitar evropian mundeson. Keshtu, referuar klasifikimit te vitit 2006 te Shanghai Jiaotong University, nder me seriozet per sa i perket klasifikimit cilesor te universiteteve, nder 50 universitetet me te mira te botes, vetem 9 prej tyre jane evropiane, prej te cilave 5 jane ne Angli dhe 4 ne Evropen kontinentale, ndersa 37 jane universitete te SHBA. Por jo vetem kaq, prej vitit 1901 deri me 1995, rreth 73% e cmimeve Nobel, fitoheshin nga akademike dhe shkencetare evropiane, prej vitit 1995 e ne vazhdim, kjo perqindje ka shkuar ne 19%. Sipas te dhenave te OECD-se, deri ne vitin 2004, rreth 40% e kerkuesve shkencore, te formuar ne Evrope, vazhdojne punen akademike dhe shkencore ne SHBA, dhe kjo perqindje rritet cdo vit, gjithashtu me pak se 27 % e te studenteve evropiane, perfundojne cikin e trete te studimit (doktorature), krahasuar kjo me rreth 40% te studenteve amerikane dhe japoneze.
Te gjitha keto te dhena tregojne qe sistemi evropian i arsimit te larte, po kalon nje faze tranzicioni, i cili po shoqerohet me reforma, qe pritet te lehtesojne peshen sociale dhe ekonomike te universitetve evropiane. Ndryshimi dhe refomimi tashme eshte i lidhur edhe me "tempujt e dijes evropiane", e cila perpiqet maksimalisht t'i rezistoje "amerikanizimit" te arsimit te larte. Por realitetet ekonomike po mbivendosen mbi mentalitetin se "universitetet duhet te jene mbajtes te dijes universale" dhe jo rruga drejt punesimit. Ne keto kushte, nismat si Procesi i Bolonjes, profilizimi i edukimit, masivizimi i universiteteve, mbeshtetja e arsimit te larte privat dhe deri ne reformimin e menaxhimit te universiteteve publike, jane plotesisht ne perputhje me kerkesat dhe nevojat e tregut te punes.
Me ne fund po shohim se edhe ne Shqiperi po ndihet era e ketyre ndryshimeve. Ligji per Arsimin e Larte, me gjithe nevojat per pershtatje, nismat per shkollat profesionale dhe mbi te gjitha pranimi i ekzistences se arsimit te larte privat, si nje realitet qe ne fund te fundit kryen nje sherbim publik, tregojne se vizioni i qeverisjes aktuale eshte ne koherence te plote me realitetet sociale dhe ekonomike. Shpresojme se parimet mbi te cilat mbeshten politikat qe transmeton kreu i ekzekutivit, do te mund te konkretizohen ne hapa bashkepunimi reale. Projektet qe po ndermerren si ne zhvillimin, ashtu dhe ne permiresimin dhe kategorizimin e sherbimit publik qe ofrojne institucionet e arsimit te larte, te mund te sigurojne nje konkurrence me rregulla te pastra loje. Produkti i saj ne fund te fundit eshte ne funksion te shoqerise ku jetojme.
Koha ka provuar se suksesi shkon drejt atyre qe jane te hapur ndaj ndryshimeve, prandaj duhet te besojme se kete here reforma vertet po permireson.
(*) Universiteti U.F.O

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›