Nga jashte apo nga brendae!
Prof. Dr. Nexhip Gami
Na eshte futur ne gjak nje pozicionim ekstremist ndaj dukurive te jetes saqe nuk arrijme t' i bashkevendosim ato edhe kur kjo eshte krejt e dukshme, e pakundershtueshme dhe, ne veprimtarine tone shoqerore - ne nje kuptim mjaft te gjere te fjales - e dobishme. Paradoksalisht, kjo ndodh edhe kur nga nje qendrim i ketille nuk kemi ndonje interes vetjak a te "rrethi te konxhes" (Se ne kete rastin e fundit ky veprim, sido qe i pamoralshem, do te ishte i kuptueshem . Ne cdo rast qofte, nuk bejme dot pa te: ose... ose - rruge te mesme nuk ka. Keshtu, sipas njoftimeve te shtypit ("Koha Jone", 12 shkurt 2008, f. 19 ), duke u shprehur ne lidhje me plotesimin e shkollave tona te larta me kuadro te reja, Myqerem Tafaj ka deklaruar: "Do te ishte mire qe te perzgjidheshin pedagoge te huaj dhe shqiptare qe kane studiuar jashte shtetit ". Mire boll, po te ishte ky nje muhabet kafeneje, e cdo sere qe te ishte kjo e fundit, por zoti Tafaj mban postin e keshilltarit te Kryeministrit per Arsimin. Per fat te mire, ky eshte mendimi i keshilltarit te Kryeministrit, kurse vete Kryeministri ka mendimin e vet dhe mundesine aksomatike qe mos t'ua vere veshin keshillave te keshilltarit, kur e sheh se ajo qe na servir cdo qe t'ia servire ai nuk "do te ishte mire ". Nderkaq qe ajo cka deklaroi Tafaj nuk ishin fjale te thena ne nxitim e siper duket edhe nga fakti qe, po ate mbremje, ai doli ne nje emision televiziv per t'i konfirmuar. A thua valle qe te jete ashtu - absolutisht ashtue Ka ca kohe qe nga disa zyrtare e persona te tjere, ne faqe shtypi, por me shume ne emisione televizive a radiofonike, qe pak nga pak merr agorin e nje pergatitjeje te perllogaritur te opinionit publik, sillet e persillet ky mendim - jo aq per sigurimin e profesoratit te ri sesa per plotesimin e vazhdueshem te stafit te institucioneve shteterore te rangjeve te ndryshme e, neper te, edhe te atij te arsimit te larte. Prandaj dhe duke pasur parasysh rendesine qe ka per sot, por sidomos per neser per te siguruar nje administrate shteterore bashkekohore dhe vecanerisht per nje pergatitje cilesore te kuadrove te larta ne dege te ndryshme te veprimtarise kulturore, arsimore,profesionale e shkencore ne vend - do t'ia vlente qe kjo ceshtje te ndersynohej ballazi.
Ajo na del perpara ne disa aspekte. Se pari, nuk besoj te jete sekret per kedo qofte se nje pjese jo aq e vogel e atyre studenteve qe kane vajtur per te studiuar jashte e kane perfituar kete privilegj jo fale disa aftesive te vecanta qe i kane bere t'ua "hanin arrat" bashkemoshatareve te tyre qe kane studiuar apo vazhdojne te studiojne ne Shqiperi, por fale kuletes bajagi te fryre te prinderve te tyre (si e qysh, kjo eshte nje pune me shume sekelldi per t'ia gjetur fillin fet e fet e qe do te duhej te kryhej per cdonjerin prej tyre - por qe del jashte argumentit te ketij shkrimi e qe, ndoshta - por tanime i shoqeruar me fakye te pakundershtueshme, do te ishte objekt i nje shkrimi tjeter ). Lidhur me sa me siper, mos valle meraku i dikujt a i disave per te furnizuar institucionet e profesoratet e universiteteve tona me te diplomuar jashte nxitet nga meraku per te sistemuar ne vende pune te lakmuara bijte e bijat e veta qe kane kryer apo jane duke i kryer studimet e larta a gjysme te larta ne universitete a kolegje te huajae..
Se dyti, kemi apo nuk kemi universitete te verteta (se paku, dy a tre ) ne vendin tonee Nese jo, atehere t'u veme celesin e mos te tallemi me djemte e vajzat tona te perkushtuar ndaj dijes e qe, kur t' i perfundojne studimet, te marrin nje diplome te diskriminuar - te diskriminuar nga ne vete - nderkohe qe jemi duke u perpjekur, ndermjet te tjerave edhe duke aderuar ne Karten e Bolonjes, qe, me to ne dore, ata (jo vetem ata qe diplomohen ne nje universitet a fakultet te caktuar, por te gjithe ata qe do ta njesojne si te mundshme e me dobi per vete) te arrijne te punesohen neper Evrope. Apo mos kemi ndermend te realizojme "qarkullimin e lire" te te diplomuarve sipas stilit: O burra ! Ata, te huaj e shqiptare te diplomuar jashte, t'i sjellim ketu, duke i joshur me poste e postiqe, dhe keta qe diplomohen ketu, edhe ata qe kane arritur rezultate premtuese, t'i degdisim atje pa ndonje garanci, duke u dhuruar me bujari shortin e kurbetliute! Mbase kete kane si nentekst te dyte apo te... fjalet e para te deklarimit qe cituam nga fillimi i ketij shkrimi ("Do te ishte mire qe..." )e Ne qofte keshtu, atehere kot qe e beme kete shkrim, dhe le te na falim lexuesit qe u harxhuam kohe.
E, prapeseprape, nuk na duket te jete keshtu. Duke qene per nje kohe te gjate pedagog dhe per disa vjet me radhe pergjegjes katedre e seksioni ne Universitetin e Tiranes, nuk me ngjan qe shkolla jone e larte te mos qullose gje per te siguruar stafin e vet akademik. Ka shembuj jo te pakte qe pedagoge te rinj e profesore me stazh te gjate pune qe kane dale nga auditoret e saj e kane perballuar dhe po e perballojne me dinjitet akademik detyren e vet te veshtire - nga me te veshtirat. Madje ka prej tyre qe jane angazhuar me te njejtin seriozitet ne konferenca, simpoziume e kongrese shkencore nderkombetare apo kane dhene leksione a cikle leksionesh ne universitete te huaja (Per sqarim: kane bere punen e lektorit, te mesimdhenesit - jo ndonje pune ndihmese, si, bie fjala, ate te laborantit apo te ndonje punonjesi tjeter dytesor ne personelin e universiteteve). Me shume akoma, ndonje liber i tyre perdoret ne universitete te huaja si tekst baze ose si liber reference. Ka profesore te ketyre universiteteve te huaja qe flasin me respekt per pedagoge tane, qe i kane kryer studimet ne Shqiperi dhe e kane fituar graden shkencore "Master" ne universitetet ku ata punojne. Por, ndryshe nga te tjeret, ky eshte nje fakt qe eshte ca zor (jo se eshte e pamundur) te verifikohet, prandaj nuk po e marrim si te mireqene. Vecse eshte fakt i mireqene qe diplomat e fituara ne ndonje universitet apo fakultet shqiptar njihen si te mireqena, bie fjala, ne SHBA. Dhe nuk besoj qe tregu i punes ne SHBA te jete myftjac per diploma me gjysme a tre cerek vlere.
Vetvetiu lind pyetja: po c'do te behet atehere me djemte e vajzat tona qe i kane kryer apo po i kryejne studimet e larta jashte shtetite Shqetesimi eshte i kuptueshem, por, ne thelb, fiktiv. Do te ishte e padrejte, madje e pafalshme qe atyre t'u mbylleshin dyert e departamenteve tona universitare apo, me gjere, te organeve me te larta shteterore. Por zgjidhja e ketij "poblemi" do te ishte e lehte. Me te aftet prej tyre (apo, po te kishin endje e kuraje, te gjithe - sido qe pervoja e se kaluares disi te larget, por edhe ajo e se tanishmes se afert na ka treguar e na tregon se pakkush prej tyre, si dhe prej atyre qe i kane kryer studimet e larta ne vend, ka kellqe ta perballoje nje ndermarrje te tille - por te mos i shkurajojme paraprakisht: kjo eshte pune per ta) do te paraqiteshin, perpara komisioneve perzgjedhese, krahas me te afteve prej te diplomuarve brenda vendit - me dokumentacionin perkates, duke u ballafaquar me goje apo/dhe me shkrim dhe, per te shmangur cdo anesi eventuale, me pranine e nje audience te kualifikuar me te drejta konsultative e reklamimi, kur ky i fundit shihet i nevojshem nga shumica e kesaj audience, e cila do te vendoste me votim te fshehte. Keshtu, permes nje kompeticioni te ndershem, do t'i fitonin vendet e punes ata qe i meritojne. Kjo do te ishte edhe me mire, edhe pa hile, edhe pa paragjykime Keshtu do te vinim gurin e themelit per te krijuar edhe profesorat te kualifikuar, i cili do te mund te mbante mbi shpatulla detyrat mesimore - shkencore qe i shtron koha jone, edhe qytetare te ndershem, qe do te jene te vetedijshem se puna do pune dhe jo dicka tjeter, e cfaredo lloji qofte kjo e fundit.
E njejta gje mund te thuhej edhe per "thithjen" e profesoratit te huaj ne universitetet tona. Pervec se mires, kjo nuk ka asgje te keqe. Por me po ate kusht: cilesia. Pervec perfitimit te pallogaritshem qe kemi pasur, kemi dhe do te kemi prej tyre, kontaktet e shpeshta me jashte, si edhe prania e disa mesimdhenesve te huaj ketu, na kane mesuar ate qe per ata vete eshte nje postulat: jo gjithcka qe ne shikojme atje me miopine e neofitit eshte flori safi. Nuk do te kishte kuptim qe stafeve te universiteteve tona t'u qepnim ca polipe qe mezi i kane shqitur apo nuk i ze kush per bishti ne vendet nga ku duam t'i importojme.
Nisur nga ato kritere qe parashtruam me siper, te cilat na i sugjeron nje arsye e shendoshe minimale, e pashtremberuar nga prapamendime dhe qe nuk i mbajne per zbulime kushedi se cfare, e pershendesim me mirekuptim lajmin se qeveria ka vendosur te livroje fondin per punesimin e 400 pedagogeve te rinj, per te cilet kane nevoje universitetet tona, midis te tjerave per t'iu pergjigjur kerkesave te Kartes se Bolonjes, jo si permbushje e nje formaliteti, por per te ngritur cilesine e veprimtarise se tyre mesimore-shkencore.
(*) Pedagog, Universiteti i Tiranes