Gjana, cmimi i grurit nuk eshte rritur
Cmimi i miellit dhe grurit ne tregjet nderkombetare ne 5 muajt e fundit nuk eshte rritur, njoftuan dje burimet zyrtare ne Ministrine e Bujqesise dhe Ushqimit. "Vendi yne, zyrtarisht ne baze te statistikave qe kemi ne, nuk ka njohur deri sot, qe nga vjeshta e 2007, rritje te cmimit te dritherave nga importi", thane burimet nga Ministria e Bujqesise. Blerja e grurit per periudhen 1 janar-31 dhjetor 2007, sipas te dhenave te publikuara dje nga ACIT, rezulton e tille: Jane blere gjithsej 292 283 tone me cmim 258 dollare per ton. Burimet zyrtare ne dogana deklarojne se nga nentori 2007 nuk ka importuar kush grure me cmim me te rritur. Referencat per grurin ne dogana jane si me pare. Gruri nga Argjentina zhdoganohet me 320 dollare per ton qe prej 5 muajsh, gruri qe vjen nga Rusia e ka referencen 315 dollare toni dhe ai qe importohet nga vendet e BE ka reference 285 dollare per ton. Me cmimin 220 dollare per ton zhdoganohet gruri qe vjen nga Ukraina nga ku edhe merren sasite me te medha nga importuesit shqiptare.
Vendet e Bashkimit Evropian dhe vendet e tjera prodhuese te medha kane vendosur shtimin e siperfaqeve te mbjella me grure. Vendet e BE-se kane njoftuar zyrtarisht se kane hequr kuotat e siperfaqeve te mbjella me grure. Mjaft vende kane hequr dore nga mbjellja e dritherave per karburant. Nisur nga koniunktura e tregut te dritherave, edhe fermeret tane ne kete vjeshte e kane shtuar siperfaqen e mbjelle me grure ne masen 15 per qind.