E Shtunë, 31 Tetor 2026

Piramida e Korces, si luhej me interesat

Numri i personave qe akuzojne per mashtrim ne shuma te medha dy biznesmenet korcare sa vjen e rritet. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Korces bejne te ditur se Arjan Teroli, Dylber Gjiriti dhe Petrika Gjoka kane mberritur dje ne ambientet e policise, duke paraqitur kallezim penal ndaj biznesmeneve Jani Lluka dhe Ilia Nikolla. Qytetaret kane kerkuar jo vetem ndeshkimin e dy te kallezuarve, por edhe zbardhjen e faktit se ku kane shkuar parate e tyre.
Hetimet e mbyllura nga Prokuroria e Rrethit te Korces disa jave me pare, jane rihapur nga sektori i krimit Ekonomiko-Financiar ne Drejtorine e Policise se Qarkut te Korces. Faktet e reja kane zbardhur interesa edhe me te larta te premtuara nga dy biznesmenet. Ne shume raste te denoncuar nga qytetaret korcare, ka rezultuar se per te "ndjellur" huadhenesit, jane premtuar interesa teper te larta, te peraferta me ato te firmave piramidale ne vitet 1993-94. Keshtu kane rezultuar kontrata ne te cilat premtohen interesa prej 3% te shumes se depozituar ne muaj, madje ne raste te vecanta, edhe me te larta. Ofertat u beheshin personave te piketuar si "parellinj", kryesisht biznesmene te tjere, mjeke e nepunes te larte vendore, kambiste e tregtare.
Kambisti Dylber Gjiriti tregon se Jani Lluka dhe Ilia Nikolla tashme i shmangen kontaktit me kreditoret. Me gjithe skandalin qe ka shperthyer ne qytetin e Korces, bashkeshortet e tyre vazhdojne te mbajne njerezit me shprese, duke iu treguar se "biznesmenet nuk kane kohe t'i takojne, pasi jane te zene me pune ne kryeqytet". Nderkohe ne Gjykaten e Rrethit te Korces po konstatohet nje fluks i ri i depozitimit te kerkese-padive ndaj dy biznesmeneve. "Jetoja me shprese, por pasi mesova se ata kane mashtruar dhjetera persona, vendosa te drejtohem ne gjykate", thote per "Koha Jone" nje qytetar, qe dje ka depozituar padine e tij.
Kambisti, interesat sa te Sudja
Dylber Gjiriti, me profesion kambist, thote se ne kontraten e nenshkruar me dy biznesmenet i eshte premtuar nje interes prej 3% ne muaj. Me nje premtim te tille, ai u ka dorezuar dy bashkepronareve te "Inter Konfeksion" 15 mije dollare amerikane dhe 1 milion leke. Per disa muaj me radhe, ai ka marre interesat, deri sa ne muajin shtator te vitit te kaluar askush nga huamarresit nuk u be i gjalle. Gjiriti thote se vetem kur ka filluar te mos marre kestet e premtuara eshte kujtuar se nje interes te tille e paguante firma e Sudes apo VEFA ne fillimet e saj. Kambisti thote se vetem pasi ka shperthyer skandali, ai ka marre vesh se jane dhjetera persona qe kane depozituar parate e tyre te dy "bankieret", ndersa ka te tjere qe jane terhequr ne skeme me interesa edhe me te larta se 3% ne muaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›