E Diel, 1 Nëntor 2026

Me nismën e ndërmarrë nga Kryeministri, Zoti Sali Berisha, në cilësinë dhe të Kryetarit të Nderit të Bordit të Shoqatës "Gjirokastra Historike", të kryesuar nga deputeti Genc Ruli dhe

Me nismën e ndërmarrë nga Kryeministri, Zoti Sali Berisha, në cilësinë dhe të Kryetarit të Nderit të Bordit të Shoqatës "Gjirokastra Historike", të kryesuar nga deputeti Genc Ruli dhe në përgjigje të kërkesës së komunitetit të qytetit të Gjirokastrës, Qeveria shqiptare do të akordojë një fond suplementar nga rezerva e Këshillit të Ministrave prej 1.2 milionë dollarë, duke realizuar një nga projektet më të rëndësishëm për ruajtjen e vlerave historike dhe etno kulturore të qytetit, i klasifikuar në listën e trashëgimisë botërore.

Qeveria ka vendosur që ky fond suplementar të administrohet nga Qeveria shqiptare dhe UNESKO, në kuadrin e projektit të restaurimit të Qendrës Historike të Gjirokastrës. Për këtë qëllim, në takimin e këshilltarëve Ylli Asllani dhe Petraq Milo me Drejtorin e Pergjithshëm të UNESKO-s, Zotin Macura, është rënë dakort në parim për këtë bashkëpumin dhe nënshkrimin së shpejti të marrëveshjes ndërmjet dy palëve.

Projekti i restaurimit të Qendrës Historike do të jetë fryt i bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe UNESKO dhe institucioneve të specializuara të tyre.

Drejtori i Përgjithshëm i UNESKO-s, i cili njëkohësisht mbart titullin e Qytetarit të Nderit të Qytetit, vlerësoi lart iniciativën e Qeverisë shqiptare dhe personalisht të Kryeministrit, u angazhua për ta përcjellë këtë iniciativë si mesazh komunitetit të donatorëve, në mënyrë që të sigurohen fonde të tjera të domosdoshme për realizimin e plotë të projektit të restaurimit të kësaj trashëgimie.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›