E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot, Kryeministri Berisha priti Presidentin e Kompanise Bechtel, e cila fitoi tenderin për ndërtimin e segmentit rrugor Kalimash - Morinë. Kryeministri Berisha u shpreh i kënaqur që kjo vepër

Sot, Kryeministri Berisha priti Presidentin e Kompanise Bechtel, e cila fitoi tenderin për ndërtimin e segmentit rrugor Kalimash - Morinë.

Kryeministri Berisha u shpreh i kënaqur që kjo vepër me rëndësi të jashtëzakonshme për Shqipërinë, Kosovën dhe të gjithë rajonin, do të realizohet nga një nga kompanitë kryesore dhe me më shumë ekpseriencë në botë në ndërtimin e infrastrukturës së rrugëve. Kryeministri u shpreh se përvec standardeve perendimorë dhe cilësisë së lartë, angazhimi i kompanisë Bechtel do të ketë një rëndësi të madhe pasi ajo do t'i japë eksperiencë inxhinierike dhe menaxheriale për të gjithë sektorin dhe bizneset e ndërtimit në Shqipëri. Në këtë kuadër, Kryeministri i nxiti drejtuesit e kompanisë të përfshijnë sa më shumë punonjës dhe staf shqiptar në realizimin e rrugës.

Presidenti i Bechtel shprehu përshtypjet dhe vlerësimet më të larta për transparencën, shpejtësinë, profesionalizmin dhe seriozitetin e jashtëzakonshëm të qeverisë dhe administratës shqiptare në të gjithë procesin e përgatitjes së procedurave të investimit, përzgjedhjes së kompanisë realizuese dhe negocimit të kontratës së investimit. Ai e falenderoi Kryeministrin për bashkëpunimin e shkëlqyer që Bechtel ka gjetur gjatë procesit të përgatitjes për fillimin e investimit.

Drejtuesit e Bechtel e informuan Kryeministrin se ata kanë filluar të gjitha përgatitjet për fillimin e punimeve. Për këtë qëllim, ata kanë filluar të sjellin në Shqipëri makineritë e ndërtimit, sikurse kanë filluar rekrutimin e stafit dhe punonjësve lokal. Ata u shprehen optimist se do të jenë në gjendje të fillojnë punimet në fillim të muajit nëntor.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›