E Diel, 1 Nëntor 2026

Me pak përkushtim për detyrën, kontrollet janë krejt të mundshme

Stina e verës afroi dhe propabiliteti për t’u prekur nga sëmundjet është me i madh. Një kujdes shume i madh duhet pasur me ushqimet që në përdorim. Lind pyetja: Sa të sigurta janë keto produkte që gjithsecili prej nesh blen dhe i perdor për konsum?

Shkoj në treg dhe shoh në një cep të ulur një tregtare që tregton peshk, në një arke të ciles i kish hedh ca copa akulli dhe po mendoja: Si mund ta blejnë njerëzit ketë peshk, temperatura ishte 30 grade dhe akulli kish shkrire? Peshku duhet të mbahet në frigoriferë me temperature minus gradë celsius.

Pse është kaq e vështirë që të ndalohet ca skena që shohim në tregje dhe trotuare kur ushqimet shiten në kushte skandaloze mes mizave dhe pluhurit? Aspak e vështirë nuk është të kontrollohen dhe të ndalohen sepse Tirana dhe rrethet shqiptare janë zona kaq të vogla, sa me pak kujdes nga shteti dhe përkushtim për detyrën, kontrollet janë krejt të mundshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›