Me pak se nje muaj, ne NATO, ne ceremoni do jete dhe Obama
Me pak se nje muaj, e ndan Shqiperine nga te qenurit anetare me te drejta te plota ne aleancen me te madhe globale, ushtarako-politike, NATO. Se bashku me Shqiperine ne Samitin e ardhshem te NATO-s, pritet qe anetare me te drejta te plota te behet edhe Kroacia. Ne Samitin e Aleances, i cili do te mbahet ne Strasburg dhe ne Kehl, ku pritet qe dy vendet te anetaresohen, do te festohet edhe 60-vjetori i krijimit i NATO-s. Ne kete samit pritet te marrin pjese kreret me te larte te vendeve, qe jane anetare te NATO-s. Njeheresh pritet edhe pjesemarrja e Presidentit te SHBA-se, Barak Obama. Perfaqesuesit e larte te vendit, e kane cilesuar Anetaresimin e Shqiperise ne NATO si nje nga arritjet me te medha te Shqiperise. Po keshtu anetaresimi eshte lidhur edhe me rritjen e investimeve ne vend, si dhe rritjen e performances se Shqiperise ne strukturat euro-atlantike.