Mandatet, miratohet ndarja
Deputetet miratuan dje me shumice votash ndarjen e mandateve te deputeteve qe do te zgjidhen ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. Kuvendi votoi dje ndarjen e mandateve per te 12 qarqet e vendit, sipas vendimit te marre dite me pare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Sipas formules se percaktuar nga KQZ, numrin me te madh te deputeteve do e kete Qarku i Tiranes dhe Kavajes, me 32 deputete. Per te vijuar me pas me Qarkun e Fierit me 16 deputete, Elbasanit 14 deputete, Durresit 12 pasuar nga Vlora dhe Korca me nga 12 deputete. Me pas Qarku i Shkodres me 11 deputete, ai i Beratit me 8 deputete si dhe Gjirokastra me pese deputete. Qarku i fundit eshte ai i Kukesit, i cili ka dhe numrin me te paket te deputeteve. Nga kjo zone do te dalin vetem kater deputete, qe do te perfaqesojne banoret ne Kuvendin e ardhshem. Deputetet e votuan projektin pa debate apo kundershtime ne seancen e djeshme plenare. Ne total, Kuvendi do te kete 140 deputete. Nderkohe qe nga KQZ eshte vendosur perjashtimi ne menyre kategorike i vendosjes se qendrave te votimit ne shtepi private, duke shmangur ne kete menyre tentativat per manipulim.