Mustafaj: Ndryshime rrenjesore ne qeveri
Ish-ministri i Jashtem, njekohesisht deputeti i Partise Demokratike, Besnik Mustafaj, kerkoi diten e djeshme qe Kryeministri Berisha te bente ndryshime rrenjesore ne qeverine e tij, pas shkarkimit te bujshem te ish-ministrit te Kultures, Ylli Pango. Ne nje prononcim per mediat, Mustafaj deklaroi se Kryeministri Berisha duhet t'i jepte shqiptareve nje ekip te ri qeverises, me te cilin te paraqitej para tyre ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. "Eshte ne te drejten e tij kushtetuese dhe detyrimin politik si kryetar i qeverise te perfitoje nga ky rast per te bere nje operacion te thelle ne qeveri, ne menyre qe te shfaqe para shqiptareve ekipin e ri fitues per zgjedhjet e ardhshme, qe do te jete ekipi qe do te udheheqe shqiptaret ne kater vitet e ardhshme", deklaroi ish-ministri i Jashtem, ne fjalen e tij. Ne kete menyre, sipas deputetit te PD-se, do te permiresohej imazhi i qeverise se djathte e cila prej rreth kater vitesh po drejton vendin. Sipas ish-shefit te diplomacise shqiptare, dhe njerit prej zerave ndryshe brenda PD, Besnik Mustafaj, me kete veprim kryeministri Berisha duket te tregoje se Partia Demokratike ka energji te medha qeverisese dhe eshte e afte te coje deri ne fund reformat e modernizimit te Shqiperise.