Kujtim Cashku, padi ndaj Pangos per shpifje
Paralelisht me verifikimet qe eshte duke kryer Prokuroria e Pergjithshme ne ngarkim te ish ministrit te Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Ylli Pango, Kujtim Cashku ka depozituar nje kallezim penal ne Prokurorine e Tiranes. Kallezimi eshte depozituar dje ne zyren e regjistrit, ku edhe do t'i dorezohet nje prokurori per te kryer verifikimet perkatese. Cashku e ka paditur ish ministrin Pango per vepren penale te "shpifjes". Ky kallezim ka lidhje me deklaratat e dhena nga Pango, ne lidhje me akademine e filmit "Marubi". Sapo ka dale nga organi i akuzes, Cashku ka deklaruar se "une sapo dorezova nje akuze ne drejtim te ish ministrit te Kultures, Ylli Pango, lidhur me shpifjen qe beri ndaj personit tim. I kerkoj autoriteteve te shtetit sa me shpejt te stabilizojne disa pika te tjera te peticionit. Shkolla eshte akoma me tela e rrethuar nuk kemi mundesi akoma per t'u futur studentet dhe pedagoget qe te qarkullojne me mjetet elektrike dhe pajisjet qe kane keshtu, qe kerkojme te gjejne zgjidhje sa me te shpejte per te normalizuar gjithe gjendjen, plus te marre masa sa me te shpejta". Prokuroria e Tiranes do te verifikoje te gjitha deklarimet e dhena nga ana e Pangos per akademine e filmit "Marubi", ndersa pas 10 ditesh do te vendose nese do ta regjistroje dosjen hetimore ne ngarkim te Pangos per vepren penale te "shpifjes", apo do te pushoje hetimet.