E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-pronarët, fatura e kompensimit 4 mld USD

Autori i Lajmit: Silvana Balliu
Më në fund dilema se sa i duhet shtetit për të kompensuar ish-pronarët e ka marrë një zgjidhje zyrtare. Agjencia Kombëtare e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka përllogaritur faturën, e cila është 339.3 miliardë lekë, që e konvertuar në dollarë është 4 miliardëë.
Shifra 4 miliardë dollarë, e përllogaritur dhe publikuar vetëm pak ditë më parë duket se është edhe shkaku, që i ka kushtuar postin e tij, kreut të Agjencisë Besnik Maho. Kjo për faktin se nëse do të ecet me ritmet e deritanishme të kompensimit që ka qenë 5 milionëë dollarë në vit, shtetit do t i duhet të mbyllë procesin e kompensimit të ish-pronarëve plot 200 vjet.
Fatura
Shifra 4 miliardë dollarë, ndonëse 5 herë më e ulët se ajo që kishin përllogaritur ish-pronarët është një faturë e papërballueshme për buxhetin e vogël të shtetit shqiptar, ndërkohë që nuk kanë munguar as zëra se nuk kanë përse të ngarkohen taksapaguesit me një faturë që nuk është e tyre. Por pavarësisht debateve bazuar edhe në statistikat e publikuara nga AKKP problemi i pronës bëhet shumë kompleks dhe me shtrirje gjeografike në të gjithë vendin, ndonëse me përmasa të ndryshme. Qarku që kërkon shumën më të madhe për zgjidhjen e problemeve të pronës është ai i Fierit, i cili ka 30 për qind të faturës së pronave me rreth 99 miliardë lekë. E konsiderueshme është fatura edhe për qarkun Tiranës, e cila sipas përllogaritjeve është 66 miliardë lekë. Ndërkohë, qarqet e verilindjes janë shumë më pak problematikë për pronat. Në Dibër, fatura është vetëm 1 miliardë lekë, ndërsa në Kukës 7 miliardë lekë. Fakti se shtetit do t i duhet të përballojë faturë për një sasi 452.2 milionë metër katrorë tokë bujqësore me çmim mesatar 276 lekë për metër katrorë është edhe një tregues se sa e kanë rënduar procesin ndërtimet pa leje apo ajo që njihet si faturë e legalizimit. Megjithatë, fakti se trojet kanë çmime shumë më ta larta e që mesatarisht zyrtarët e pronave i kanë përllogaritur në 2204 lekë për metër katror i bën ata të zënë më shumë se një të tretën e faturës së përgjithshme të pronave.
Ish-pronarët
Një ditë pasi Presidenti, Bamir Topi ngriti shqetësimin e abuzimit me titujt e pronësisë, shoqata Pronësi me Drejtësi thotë se ligji i legalizimeve që po përgatitet në Kuvend do ta përkeqësojë më tej këtë situatë. Anëtari i kësaj shoqate, Reshit Vorpsi thotë se ligji në fjalë parashikon edhe legalizimin ndërtesave që janë ndërtuar me zona me tituj pronësie e përkthyer kjo me shtimin edhe të një problemi akut që mban peng çështjen e pronave në vend. Gjatë një pronocimi, Vorpsi thotë se fatura financiare 4 miliardëshe dollarë e lakuar së fundmi si shuma e shtetit shqiptar për të kompensuar pronarët është 2 herë më e ulët nga ajo çka pretendohet nga këta të fundit. Por, përtej kësaj, Vorpsi e zhvendos vëmendjen te një çështje tjetër dhe më saktë se ku duhet të merren këto para e që sipas tij nuk duhet të jetë tek taksapaguesit. Komisioni i veprimtarive prodhuese po diskuton draftin e ri ligjor të legalizimeve pas projektligjit të mëparshëm të kthyer për rishqyrtim nga Presidenti, Bamir Topi.
Ky lajm është publikuar: 26/05/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›