“Më parë shpëtoi opozitën, tani Shqipërinë”, Berisha zbulon misionin e “Foltores”

Gjatë fjalës së tij para protestuesve, teksa rënditi arsyet pse kjo qeveri po dëmton Shqipërinë dhe shqiptarët, kreu i PD-së Sali Berisha foli për rolin e foltores në ringritjen e opozitës dhe misionin e saj të ri.
“Foltorja me qytetarët e shpëtoi opozitën, e ktheu atë në forcë sovrane të shqiptarëve, e ktheu atë në një parti e cila u përball në rrugën e saj me pengesa më të papara, me represionin, me agresionin ndaj saj, por përsëri, sot ajo mblidhet në foltoren e dytë, foltorja që nuk ka më synim të shpëtojë opozitën, por ka mision të shpëtojë Shqipërinë nga regjimi i krimit.
Ndaj dhe për të kuptuar pak misionin, hapni sytë si e ka rrethuar me gardistë e ushtarë. Edvin, absolutisht je i pashpresë, fundi yt nga ky shesh do të vijë.
Të dashur miq, ne jemi në një regjim i cili dhunon votën e lirë, i cili shtyp opozitën, i cili në të vërtetë është i kalbur nga koka te këmbët, dhe nuk pritet gjë tjetër vetëm qëndrimi ynë, beteja jonë, vendosmëria jonë për ta arkivuar në histori këtë regjim që mendon se do mbahet në këmbë me skapin e partisë, me dhunë, terror, blerje, shitje e pazare. Por idealet janë ideale, janë forcë nukleare e njeriut dhe shoqërisë, së cilës asgjë nuk i reziston. Ndaj ju ftojmë në këtë mision të vazhdojmë betejën tonë si misionarë”, u shpreh ndër të tjera Berisha.
LEXO EDHE: Protesta para Kryeministrisë, Berisha: Sot inaugurojmë platformën parlamentaro-qytetare