E Diel, 1 Nëntor 2026

Atentati në Rinas, Berisha nga protesta: Banda të qeverisë eleminuan banda të tjera

Gatë fjalimit të tij në protestë, Sali Berisha u ndal tek disa ngjarje të ndodhura së fundmi, mes tyre dhe atentati mafioz në aeroportin e Rinasit, ku dy persona humbën jetën.

Sipas kreut të PD-së, banda të qeverisë eleminuan banda të tjera.

“Miqtë e mi, po të ndalemi vetëm këtë javë, nuk ka javë që paraqet më qartë fytyrën e urryer të narkoshtetit shqiptar. Kjo javë faktoi se kjo grehinë e kalbur po shkatërrohet, po shkërrmoqet e nuk pret asgjë tjetër, vetëm vrullin tonë, për ta fshirë nga historia. Po këtë javë, në vendin më të sigurt të supozuar, masakra ku banda të qeverisë likuidon banda të tjera, por ajo që kulmoi në qëndrimet e narkoshtetit, ishte mbyllja de facto e narkoparlamentit. Edi Rama dhe banda e tij, të dalë nga grabitja e votës, kanë frikë dhe terr nga fjala e deputetëve të opozitës në kuvend, ndaj dhe ata zgjodhën, për t’u mbrojtur ndaj jush, të vendosin terrin, të vendosin bllokimin, errësirën në 10 seanca parlamentare, si kurrë në histori, në asnjë vend. Opozita u lejua të debatojë vetëm në një seancë, në 10 seanca parlamentare, qeveria e përbërë nga individë të lidhur këmbë e krye me krimin, e përbërë nga Lubia, e të tjerë, u votua për 28 minuta për të treguar se ajo ka frikë, tmerr nga ju.“

LEXO EDHE: Protesta para Kryeministrisë, Berisha: Sot inaugurojmë platformën parlamentaro-qytetare

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›