Uragani godet Kroacinë

Nga Express më 03 mars 2011 në ora 13:30
Një uragan me shpejtësi 190 kilometra në orë ka goditur për disa orësh rajonet bregdetare veriore të Kroacisë dhe pjesën jugperëndimore të Sllovenisë, njoftuan mediat kroate.
Shërbimi zjarrfikës në Rijekë ka pasur rreth 200 telefonata për largimin e makinave të dëmtuara ose pemëve të thyera, shtyllave të rrëzuara elektrike apo çative të shkatërruara.
Nuk është raportuar për të lënduar apo për viktima.
Për shkak të stuhisë, linjat e trageteve me ishujt janë të ndërprera, ndërsa anijet nuk mund të lundrojnë nga portet.