E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Nano priti sot shkrimtarin dhe publicistin amerikan me origjine, greke Nicholas Gage, i cili shoqerohej edhe nga ambasadori amerikan ne Tirane, Z. Xhejms Xhefri. Biseda u perqendrua ne m

Kryeministri Nano priti sot shkrimtarin dhe publicistin amerikan me origjine, greke Nicholas Gage, i cili shoqerohej edhe nga ambasadori amerikan ne Tirane, Z. Xhejms Xhefri.
Biseda u perqendrua ne marredhenit shqiptaro-amerikane, te cilat vleresohen te shkelqyera e ne zhvillim pozitiv te perhershem. Te dy bashkebiseduesit folen gjithashtu edhe per marredheniet shume te mira midis Shqiperise dhe Greqise dhe, ne kete kuader, edhe per gjendjen e minoritetit grek ne Shqiperi.

Zoti Gage tha se ishte i inkurajuar nga progresi i bere ne Shqiperi, perfshire edhe ate ne situaten e te drejtave te minoritetit grek dhe, duke iu referuar disa rasteve te vecanta, sugjeroi me teper vemendje nga autoritetet perkatese shqiptare.

Kryeministri Nano permendi perpjekjet e Qeverise Shqiptare per te garatuar te drejtat e minoriteteve ne pergjithesi dhe te minoritetit grek ne vecanti, sipas standarteve nderkombetare dhe atyre te Keshillit te Europes. Shqiperia, tha ai, pervec veprimtarise sistematike per plotesimin e pershtatjen e legjislacionit te saj kombetar me norma bashkekohore ne kete fushe, ka nenshkruar dhe ratifikuar Konventen Kuader te Keshillit te Europes, per mbrojtjen e minoriteteve, te vitit 1995, e cila konsiderohet si nje nder dokumentet baze si dhe nje varg aktesh te tjere te rendesishem qe kane te bejne me kete ceshtje.

Kryeministri Nano, theksoi gjithashtu se veprimtaria e autoriteteve shqiptare ne fushen e garantimit te te drejtave te minoriteteve zhvillohet nen kujdesin dhe monitorimin e vazhdueshem te organizmave te specializuara nderkombetare te cilat kane bere edhe vleresime pozitive.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›