Athine, 30/11/2002-01/12/2002 Fort te respektuar miq dhe kolege, Takimi kesaj radhe i Klubit Politik te Ballkanit me sjell ketu ne nje pozicion te ri, ne ate te kryeministrit te Shqiperise.
Athine, 30/11/2002-01/12/2002
Fort te respektuar miq dhe kolege,
Takimi kesaj radhe i Klubit Politik te Ballkanit me sjell ketu ne nje pozicion te ri, ne ate te kryeministrit te Shqiperise. Eshte, pervec te tjerave, edhe ky pozicion i ri i cili jo vetem me rrit kenaqesine e pjesemarrjes, por edhe me shtyn te paraqes disa ide jo vetem per ecurine e deritanishme te proceseve integruese ne rajon, por edhe per te ripare edhe pozicionin e ketij klubi i cili ka luajtur nje rol te rendesishem se paku ne dy drejtime: ne permiresimin e klimes politike mes vendeve nga ne vijme, si dhe ne ndihmesen qe u ka dhene politikave te secilit vend per t'u integruar tek njera-tjetra, per arritur standartet e kerkuara. Nga ana tjeter une mendoj se ky klub ka luajtur nje rol te dores se pare edhe ne zbutjen e politikave te vendeve tona, gjithnje gjykuar ne kuadrin e nje politike te re globale qe tashme eshte e pranishme edhe ne kete menge te botes si orientim integrues euroatlantik.
Sot ndeshemi me nje realitet cilesisht te ri ne rajon, gje qe eshte vene re ne nje varg aktivitetesh si ky i sotmi, sikunder besoj se eshte vene re dhe do te vihet ne vijim nga bashkebiseduesit. Ky realitet i ri ka te beje se pari me faktin se te gjitha qeverite e rajonit, pavaresisht ngjyresave politike, jane product i zgjedhjeve te lira, institut ky i cili ende ka hapa per te bere per t'u perfeksionuar dhe per te kapur standartet e deshiruara perendimore ne secilin nga vendet tane. Ne te shumten e heres, edhe pse problemet, vecanerisht ata me karakter etnik, jane ende te pranishem ne rajon, vihet re tendenca per t'i rrafshuar ata me ane te dialogut dhe te pjesemarrjes. Pikerisht pjesemarrja, domethene pjesemarrja e etnive te ndryshme, e kulturave te ndryshme, e orientimeve politike te ndryshme perben nje nga cilesite e zhvillimeve te fundit ne rajon, sepse pjesemarrja eshte nje kategori e rendesishme dhe sprove per demokracite tona, ende teper te reja. Nga ana tjeter vihen re tendenca te qarta afrimi dhe kapercimi te probleme te akumuluara te historise sic eshte rasti i marredhenive ne Qipro, mes Greqise dhe Turqise e keshtu me radhe. Plaget e luftes se fundit ne Kosove po mbyllen dhe tani ka ardhur koha per dialog mes Prishtines dhe Beogradit, ndersa Ministri i Jashtem i Shqiperise sapo u kthye nga Beogradi ku nenshkroi disa marreveshje te rendesishme bilaterale. Tashme mund te thuhet me plot gojen se rajoni yne qartesisht ka zgjedhur dialogun ne vend te konfliktit; integrimin ne vend te sovranitetit tradicional; multikulturalizmin ne vend te romantizmit nacionalist. Dhe ne te gjitha keto drejtime ka dhene ndihmesen e vet te rendesishme klubi yne politik, vecanerisht per shkak te peshes dhe autoritetit jo vetem politik te antareve te tij.
Para disa ditesh ne nje mbledhje te mbajtur ne Lucerne me teme: "Shqiptaret dhe fqinjet e tyre", i derguari special i Kombeve te Bashkuara ne Kosove, zoti Mikail Shtajner, si apendiks te fjales se vet paraqeste edhe nje harte te zgjerimit te ri te Natos dhe Bashkimit europian. Ishte nje harte e cila duhet te na beje te mendohemi thelle te gjithe: nese para nje fare kohe kishim enklava te vecanta si pershembull enklava serbe, enklava malazeze e keshtu me radhe, tashme rezulton se eshte krijuar nje enklavizim i ri: enklava e Ballkanit perendimor e cila, ne menyre paradoksale eshte e rrethuar nga te gjitha anet nga antare te NATO-s dhe te Bashkimit Europian. Nuk eshte e veshtire te hetohet duke u nisur edhe nga ky fakt se kemi humbur mjaft kohe ne konflikte kokeforta ballkanike dhe duhet te rrisim shpejtesine e integrimit qe, perthyer ne realitetet tona, do te thote se duhet sa me shpejt te arrijme standartet politike, ekonomike dhe sociale e kulturore te vendeve te bashkimit europian, te forcojme keshtu institucionet tona demokratike dhe t'i bejme ato kompatibile me ata te perendimit. Cdo pengese dhe vonese e shkaktuar ne Beograd, ne Tirane, ne Shkup, ne Prishtine, per shkak te lidhjeve shkak pasoje, per shkak te zgjerimit te marredhenieve dhe te rritjes se shpejtesise se ketyre marredhenieve, sjell me dashje apo pa dashke vonesa te padeshirueshme per te gjithe rajonin. Ne kete kuptim edhe pergjegjesia e secilit ekip qeverises, por edhe me gjere, e klases politike ne pergjithesi, e medaive dhe e shoqerise civile, nuk eshte thjesht nje pergjegjesi qe raportohet dhe çekohet vetem brenda kufijve te nje vendi te vetem.
Te nderuar miq,
Sot ne rajonin tone jane ne veprim dicka me shume se 50 iniciativa te ndryshme te karakterit rajonal, vendor apo global, te aktoreve locale apo nderkombetare, te natyres intelektuale qytetare apo ndihmedhenese. Kjo ka sjelle ndjeshem zgjerimin e konceptit te shoqerive civile dhe te aktivitetit te tyre dobiprures dhe te pazevendesueshem. Kjo gjithashtu ka ndikuar ndjeshem ne permiresimin e pergjithshem te klimes qytetare dhe politike ne vendet tona. Nuk eshte e veshtire te hetohet se nje varg aktivitetesh te ketyre iniciativave jo rralle mbivendosen dhe humbin ne kete menyre efektivitetin e tyre. Domosdoshmeria e nje koordinimi me te mire te ketyre iniciativave do te thote qe ne si ballkanas ne radhe te pare te jemi ne gjendje te behemi me shume vendimarres ne to, por pa e demtuar laryshine e tyre dhe pa rizgjuar tendencen e vjeter etatiste per t'i vene te gjitha nan kontroll. Nese ndodhte keshtu ne do te vrisnim shume prej tyre dhe do te zbehnim rolin e shoqerise civile. Kur flas per koordinim dhe shmangie te mbivendosjeve kam parasysh vetorganizimin e tyre, kam parasysh krijimin e nje atmosfere konkurence te ndershme dhe te hapur ku keto iniciativa provohen dhe zene natyrshem vendet e tyre.
Ne kete kuptim mendoj se ka ardhur koha per nje ridefinicion edhe te aktivitetit te klubit tone, per nje rigjetje te pozicionit te tij dhe te shtrirjes se veprimtarise ne drejtim te aktiviteteve konkerete dhe te prekeshme. Pa asnje dyshim, sikunder kemi rene dakort me heret, ne nuk kemi ndermend te dublojme me veprimtarine tone ate te qverive te vendve nga vime, ashtu sikunder nuk deshirojme te kthehemi ne nje OJQ te rendomte pa ze ne zhvillimet e rajonit. Ne kete kuptim, duke pasur parasysh se te gjithe kemi gjetur nje orientim te perbashket qe eshte integrimi euroatlantik, pikerisht ketu duhet kerkuar edhe mundesia per nje rol me aktiv te klubit tone. Nese me lejoni do te parashtroj ketu idene se pikerisht gjetja e common ground, e atyre elementeve te perbashketa qe na bashkojne si vende ballkanike, evidentimi i tyre, shkaterrimi i filtrave selective negative qe ekzistojne mes vendeve tona dhe psikologjive te qytetareve tane, do te perbente bazen nga do te fillonte integrimi mes nesh si parakusht per integrimin tone ne strukturat dhe institucionet euroatlantike. Pavaresisht ngjyresave te karakterit folkloric per njeri-tjetrin, sic edhe e shohim cdo dite e me shume, nuk jemi dhe aq te ndryshem sac pretendojne madje tekstet tane te historise. Vetelavderimi i grupit te cilit i perkasim, sikunder e ka shpieguar me se miri filozofi Isaja Berlin, eshte shenja e nacionalizmit. Me kete nuk dua te them qe te mbetemi duke mallkuar veten tone, akt qe ne thelb eshte e njejta monedhe sikunder vetlavderimi e kthyer permbys ose e pare ne pasqyre. Ne kemi nevoje te hetojme me mire ato qe na bashkojne dhe qe me nje gjuhe te thjeshte thirren tipare ballkanike. Nuk mendoj aspak se ne ballkanasit jemi me poshte se te tjeret, sikunder nuk mendoj aspak se ne ballkanasit jemi me superiore se te tjeret. Jemi thjesht te ndryshem nga te tjeret, por ne te njejten kohe jemi pjese e te teres. Dhe pikerisht nese duam qe komunitetit te madh te civilizimit perendimor te mos i shtohemi duke shuar tiparet tona dhe sharmin e ndryshimit, duhet se pari te bejme nje inventar te ketyre cilesive te ndryshme. Vetem ne te menyre afrimi yne me Europen nuk do te konsiderohet thjesht si nje shtim i numerit te qytetareve me pasaporta shengen, por si nje shtese e rendesishme kulturore per ate hapesire te ciles i kemi perkitur historikisht dhe ku duam te kthehemi natyrshem.
Ne kete kuptim mendoj se ne duhet t'i japim me shume shance, t'u japim shtysen e nevojeshme ambjenteve politike dhe shkencore te vendeve nga vijme qe te punojne dhe te bashkepunojne ne kete drejtim. Ne duhet t'u japim shtyse komuniteteve kulturore per me shume bashkepunim me qellim qe veprimtarite kulturore ballkanike te mos mbeten sporadike, ne duhet t'u japim me shume hapesire dhe shans mediave tona per te bashkepunuar dhe percjelle pa ngjyresa nacionaliste imazhet dhe ngjarjet perkatese tek njeri-tjetri. Kesisoj une e shoh krejtesisht te mundeshme edhe krimin e nje cmimi vjetor per vepren me te shquar letrare qe ta jape klubi yne. Kjo vfeper duhet qe pervec standartit te larte, te permbushe edhe kushtin qe te mos vuaje nga semundjet tona tradicionale. Gjithashtu e shoh te mundeshme qe nje cmim te tille vjetor ta japim per ate institucion mediatik ballkanik i cili i eshte permbajtur me korrektese parimeve dhe standarteve te mediave te civilizuara perendimore dhe ka ndihmuar ne afrimin e vendeve.
Ndersa ne lemin politik, duke pasur parasysh peshen specifike te antareve te klubit tone te nderuar, mendoj se mund te ndikojme pozitivisht neper parlamentet tane per krijimin e nje asambleje parlamentare te Europes Juglindore. Kjo asamble, ne konceptin tim, edhe pse do t'i permbahet standarteve dhe parimeve te asamblese parlamentare te Brukselit, duhet te jete ku e ku me e lehte dhe funksionale, me teper nje lloj centrali komunikimi i cili do te ndihmoje ne standartizimin e proceseve dhe te legjislacioneve te vendve tona sepse jo nje here, ne nenshkrimin e marreveshjeve te vecanta mes vendeve qe perfaqesojme, ndeshemi ne standarte te ndryshme dhe ne shkalle te ndryshme te legjislacionit perkates, cka shkakton pengesa dhe vonesa sidomos ne implementimin e ketyre marreveshjeve.
Keto lloj iniciativash te cilat kane nevoje te perpunohen edhe me dhe te detajohen besoj se do te ndihmonin ne krijimin e nje profili me te mire dhe efikas edhe te klubit tone.
Ju falenderoj per vemendjen.