E Shtunë, 31 Tetor 2026

Më shumë bashkëpunim me EUSR’në e ri

Nga Express më 01 maj 2011 në ora 20:15

Drejtuesi i së ashtuquajturës Ministri për Kosovën në qeverinë serbe, Goran Bogdanovic ka thënë se nga përfaqësuesi i ardhshëm i BE’së në Kosovë pret qasje më të balancuar ndaj Kosovës dhe me këtë edhe komunikim më të madh me Beogradin sesa ka ekzistuar deri më tani.

“Me Pieter Feithin nuk kemi pasur kurrfarë komunikimi, jo vetëm për atë që ai ka qenë ithtar i pavarësisë së Kosovës, por edhe për atë se qëndrimet e tij, retorika dhe qasja e zgjidhjes së problemeve kanë qenë të papranueshme për bashkësinë serbe”, ka thënë Bogdanovic për agjencinë Beta.

Ai ka vlerësuar se mosvazhdimi i mandatit të Feithit për përfaqësues të posaçëm të BE’së në Kosovë, nuk është kthesë e politikës së BE’së që do të reflektojë statusin neutral, por si ndërrim personash.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›