E Shtunë, 31 Tetor 2026

Urimi i pazakontë

Nga Express më 01 maj 2011 në ora 14:34

Këngëtarja e popullarizuar Katy Perry ka përgëzuar përmes “Twitter”-it princin William dhe Kate Middleton në mënyrë të pazakontë – me fotografitë e tyre në thonjtë e saj!

Pas martesës së princ William me Kate Middleton, këngëtarja Katy Perry ka vendosur të lyejë thonjtë “për nder të tyre”.

Në profilin e saj në rrjetin shoqëror “Twitter” ajo ka paraqitur edhe fotografin me thonjtë e saj, me fotografitë e çiftit mbretëror, ndërsa nën fotografi ka shtuar urimin.

“Për nder të martesës mbretërore ju prezantoj “thonjtë e mi mbretëror”. Urime”, ka shkruar këngëtarja.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›