Fundi i parave te lira - Banka Qendrore Evropiane rrit interesat

Banka Qendrore Evropiane reagoi ndaj inflacionit ne rritje dhe ngriti interesat baze bankare. Interesi me i rendesishem bankar ne baze te te cilit bankat mund te marrin hua para nga Banka Qendrore Evropiane te enjten u ngrit nga 125 ne 150. Kjo eshte ngritja e dyte brenda ketij viti. Qe ne prill e nisi Banka Qendrore Evropiane kthesen ne interesat bankare duke e ngritur interesin baze nga 1.0 ne 125 per te penguar nje renie edhe me te forte te konjuktures. Meqenese shumica e vendeve evropiane e kane marre serish veten por inflacioni mbetet i larte Banka Qendrore Evropiane i jep fund tani politikes se parase se lire. Megjithate interesi prej 15 perqind vazhdon te mbetet shume i ulet. Shefi i Bankes Qendrore Evropiane Jean Claude Trichet e justifikoi kete hap me rreziqet e inflacionit
Ka rendesi vendimtare qe ngritja me e fundit e cmimeve te mos coje ne plan afatmesem ne nje presion te gjere inflacioni. Me vendimin tone ne kontribuojme ne synimin tone qe shkallen e inflacionit ne plan afatmesem ta mbajme tek nen dy perqind.
Ne qershor inflacioni ne zonen e Euros ishte 27 perqind pra shume me i larte se sa synohej. Por ne nje kohe kur disa vende me konjukture te larte si pershembull Gjermania ose Hollanda jane ne gjendje ta perballojne me mire nje interes baze te larte bankar. Vende te tjera ngritja e interesit bankar i fut ne veshtiresi edhe me te medha. Vende me borxhe te medha dhe me rritje te dobet ekonomike si Greqia dhe Portugalia per shembull e kane tani edhe me te veshtire qe te rifinancojne shpenzimet. Por kete argument Trichet-ja e anashkalon
Stabiliteti i cmimeve dhe besimi kane rendesi thelbesore per mireqenien e te gjithe kontinentit tone. Kur me vendimin tone ne e ruajme besimin dhe stabilitetin e cmimeve te gjithe ne perfitojme.
Trichet-ja u ndal shkurt edhe ne rolin e agjencive te klasifikimit te riskut pas uljes se fundit prej tyre te besueshmerise per kredi te Portugalise nga agjencia Moodys. Vendimet e agjencive kane efekte prociklike pranoi Trichet-ja. Gjithashtu oligopoli prej pak institutesh eshte problematik megjithate- dhe shefi i bankes qendrore kerciti gishterinjte kaq lehte nuk mund te zgjidhet problemi.
Shoqata Federale e Bankave Gjermane e levdoi ngritjen e interesit. Nje rritje reale ekonomike me thuajse dy perqind kete vit nuk do te ishte ne perputhje me nje interes bankar baze i cili eshte thuajse ne nivelin e recesionit tha ne Berlin drejtori i Shoqates Michael Kemmer. Ai tha se nje politike financiare shume doreleshuar e lehteson lindjen e rreziqeve ne tregjet financiare. Njekohesisht ai tha se Banka Qendrore Evropiane vepron eshte e matur ne veprimet e saj. Sepse ajo eshte e detyruar qe te ndeshet jo vetem me shtimin e presionit per ngritjen e cmimeve por edhe me krizen e borxheve shteterore dhe me pasigurine ne tregjet financiare.
Megjithate sipas Shoqates Federale te Bankave Gjermane Banka Qendrore Evropiane nuk mund ta drejtoje politiken e saj monetare nga zhvillimi konjukturor i shteteve te vecanta por duhet te mbaje parasysh te gjithe hapesiren e Eurozones. Edhe ne saje te stabilizimit gradual te politikes monetare inflacioni vitin e ardhshem pritet te ulet. Kjo do te sherbente si baze per ngritje te tjera te interesave bankare ne tregun e kapitalit.
Ekspertet e ekonomise thone se rritja e interesave bankare baze ne Gjermani do ta dobesoje ngritjen e cmimeve pa e mbytur konjukturen. Kjo ne nje kohe kur shlodhja ekonomike ne vende si Italia dhe ne vende ku rritja ekonomike eshte me e dobet do te frenohet. Shtetet e mbytura nga borxhet do te kene edhe me shume probleme.
Autor Christoph Hasselbach/ Auron Dodi
Redaktoi Esat Ahmeti