E Diel, 1 Nëntor 2026

“Më shumë solidaritet social për qytetarët që kanë nevojë për përfillje”

01-04-2013 / Gazeta 55

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha vizitë në Katedralen e Shën Palit dhe Kishën Ungjillore

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka uruar dje besimtarët katolik për festën e pashkës. Urimin e tij Basha dhe në emër të qytetarëve të Tiranës e ka përcjellë gjatë vizitave në Katedralen e Shën Palit dhe Kishën Ungjillore. “Në emër të Bashkisë së Tiranës, dua t’u uroj “Gëzuar Pashkët” katolikëve shqiptarë që festojnë këtë ditë të Ringjalljes, këtë ditë të mbushur me simbolikë! Dua t’ua uroj në veçanti këtë festë kaq simbolike Klerit, priftërinjve anembanë qytetit tonë por edhe anembanë vendit, të cilët shërbejnë me devotshmëri, jo vetëm në rolin e tyre të shërbimit të besimtarëve nëpër kisha, por edhe si partnerë socialë të Bashkisë së Tiranës në këtë rast, partnerë socialë tanët, në përpjekjen e tyre të suksesshme do të thosha, që ky gëzim dhe kjo shpresë e ditës së Ringjalljes që përfaqëson Pashka, të derdhë sa më shumë simbolikë në jetët e shumë personave në qytet, të cilët kanë nevojë për solidaritet social, kanë nevojë për përfillje, kanë nevojë për ndihmë jo vetëm në kuptimin institucional, por nga e gjithë shoqëria!”, u shpreh kryebashkiaku, Basha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›