E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, nxirret nga Drinosi një grua e mbytur

Trupi i pajetë është gjetur nga banorë të zonës të cilët dalin për peshkim në këtë lumë. Për të nxjerrë trupin në breg Eshtë dashur të hyjnë forcat e policisë me motoskaf. Nga pamja e parë trupi duket se i përket një gruaje të moshuar. 

SHKODER-Nje grua është është gjetur e mbytur mëngjesin e sotëm në ujrat e lumit Drino në Shkodër. Trupi i pajetë është gjetur nga banorë të zonës të cilët dalin për peshkim në këtë lumë. Peshkatarët kanë njoftuar më pas forcat e policisë. Trupi i viktimës ende të paidentifkuar është tërhequr më pas nga Ura e Bacallëkut, pranë këmbëve të së cilës u gjet. Për të nxjerrë trupin në breg është dashur të hyjnë forcat e policisë me motoskaf. Nga pamja e parë trupi duket se i përket një gruaje të moshuar. Nuk dihet nëse në vendin ku u gjet e kanë sjellë ujrat e lumit ndërsa pritet të bëhet edhe identifikimi i viktimës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›