E Diel, 1 Nëntor 2026

Më thanë hiqe minaren, vendos një kullë kishe

Një debat ka shpërthyer në komunitetin e artistëve shqiptarë, të cilët do prezantoheshin me një pavijon në Bienalen e Venecias, me famë në mbarë botën. Një nga punimet, i miratuar për tu paraqitur në Bienale, është përjashtuar. Bëhet fjalë për punimin Objekt i paidentifikueshëm, i artistit Ardian Isufi.

Kuratori i pavijonit shqiptar, Ilir Voci, deklaroi se punimi është përjashtuar për shkak se nuk përkonte me temën dhe ishte i dobët artistikisht.

Po çfarë përmban punimi i Isufit?

Bëhet fjalë për minaren e Kavajës, e ngritur në fabrikën e qelqit. Një oxhak i fabrikës është kthyer në minare dhe këtu e ka marrë frymëzimin Isufi për punën e tij. Artisti thotë se punimi është pëlqyer shumë dhe ka marrë miratimin e komisionit. Ai thotë se edhe një kurator i njohur i Bienales së Venecias e ka pëlqyer.

Isufi shkon më tej kur thotë se shkaqet e mospranimit të punës së tij janë fetare. Ai thotë se kuratori Ilir Voci i ka kërkuar që në vend të minares të ishte një kullë e kishës ortodokse.

Punimi do paraqitej në pallatin e UNESCO-s dhe mësohet se ai do ishte me përmasat reale të vetë minares. UNESCO i kishte vënë në dispozicion hapësirat për pavijonin shqiptar pa pagesë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›