E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria rrit kuotat ushqimore për azilet e jetimoret me plot 10 lekë. Tatimorët arrijnë sukses me masakrën mbi bizneset

Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta ka vendosur që nëpërmjet një udhëzimi të lëshuar në gusht të këtij viti të rrisë nivelin e kuotave të shpenzimeve për ushqime në institucionet publike rezidenciale dhe komunitare të përkujdesit shoqëror. Dhe rritja është befasuese: plot 10 lekë. Lajmin e bën të ditur GSH, që jep edhe disa shifra.

Ndërkohë kjo gazetë raporton edhe se mësuesit akoma nuk e kanë marrë rritjen e pagave, e cila ka hyrë në fuqi prej 15 korrikut. Shkaku është i zakonshmi për Boden: Procedurat administrative. Çtë bëjë Bode, e ka arkën plot.

Kurse e përditshmja Panorama raporton se tatimet kanë rritur mbledhjen e të ardhurave me rreth 4 përqind tej planit. Kjo raportohet si një arritje, ndërkohë që periudha e verës ka qenë e tmerrshme për bizneset, që kanë vuajtur nga gjobat dhe kontrollet arbitrare.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›