E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patosi ynë nekrologjik

Teodor Kekon po e lëndojnë me lëvdata, thosh Arben Bllaci qysh në titullin e shkrimit të vet të publikuar në Panorama. Kuptohet është me idenë që Kekon po e pompojnë më tepër se sa ai meritonte e se sa ai vetë do donte, dhe për të bërë këtë shkrim është cytur edhe nga dekorata presidenciale Mjeshtër i Madh, edhe nga një program i tërë dedikuar Kekos, në të cilin janë dëgjuar dhe fraza të llojit me Dorin kena qenë çuna lagjeje (duhet ta ketë fjalën për Opinionin e Fevziut ca kohë më parë). Dhe shkrimin e mbyll duke premtuar një vizitë te varri i Kekos, me të cilin fantazon këtë dialog:

- Na e bëj kabull, i dashur .

- E mo varja, sa seriozisht i merr ca gjëra dhe ti është përgjigja që do ti japë Dori.

Në të njëjtat ujëra noton dhe Vehbiu me shkrimin e tij të publikuar në Peizazhe të Fjalës. I ka rënë në sy një patos nekrologjik, që ka pasuar vdekjen e Ali Podrimjes dhe të Arbën Xhaferit. Dhe afërmendsh nuk është dakord, ndonëse lë të kuptohet se i ka çmuar që të dy (për Podrimjen ka shkruar menjëherë pas vdekjes së tij).

Fillimisht nuk ka mundur të gëlltisë një krahasim të Podrimjes me Homerin (Ali Podrimja Homeri shqiptar, ka thënë Natasha Lako), e më pas një krahasim që i është bërë Arbën Xhaferit me Sokratin.

http://respublica.al/artikuj/2012/09/07/patosi-yne-nekrologjik

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›