Me urdhër të SPAK/ Operacion kundër Call-Center-ave mashtrues, Policia dhe BKH kontrolle në disa ambiente në Tiranë. Ndalohet një efektiv

Me urdhër të SPAK-ut, autoritetet kanë nisur një tjetër operacion kundër aktivitetit të dyshuar mashtrues të call center-ave.
Gazetarja Lusi Përgjegji, duke iu referuar burimeve, raportoi për RTSH-në se aksioni është ende në zhvillim dhe përfshin agjentë të BKH-së, të mbështetur nga forca të Policisë së Shtetit.
Bëhet me dije se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar një efektiv po me kërkesë të SPAK, ndërsa ka dyshime që të përfshirë janë edhe efektivë të tjerë të uniformave blu.
Operacioni ka filluar që në orët e para të mëngjesit në Tiranë, ku po kryhen kontrolle në disa ambiente të ndryshme.
Deri tani nuk ka ende një njoftim zyrtar për persona të ndaluar.