Pinguinët e Popperit

Së pari pos ngjarjes, këtë film duhet ta shikojmë si njërin prej filmave më të suksesshëm të realizuar viteve të fundit e që krahasohet edhe me “Kong Fu Panda” dhe filmin “Cars”.
Filmi paraqet Tom Poper, jeta e të cilit do të ndryshojë përgjithmonë kur ai merr një pako misterioze nga babai që s’e shihte prej kohësh.
Brenda në pako janë 6 pinguinë shumë të këndshëm, secili me një personalitet të vetin, që do të kthejnë gjithçka përmbys...
Në gjithsecilin rast, filmi me regji të bërë në Mark Waters, qëndron edhe një rikthim i fuqishëm në këto lloj të filmave me aktorin Jim Carrey, i cili me marifetet e tij me gojë dhe zë e bën këtë film shumë interesant, aq më tepër kur kësaj i shtohen edhe efektet kompjuterike që e bëjnë filmin të pëlqyeshëm për publikun.
Filmat që bazohen në filmat e vjetër – këtu kemi edhe kujtimin nga filmi “Ace Ventura” të Carrey –paralajmërojnë se kemi të bëjmë me një film që do të argëtohemi nga fillimi deri në fund.
“Mr. Popper’s Penguins” bazohet në librin shumë të lexuar për fëmijë nga Richard dhe Florence Atwater, ku tregon rëndësinë që në rolin kryesor të jetë një aktor i rëndësishëm sikurse është Carrey, i cili lehtë mund të ndryshojë rolet nga i një i rritur në rolin e fëmijës. Madje ky aktor ia kalon edhe disa humoristëve të tjerë, siç janë Eddie Murphy, por edhe Adam Sandler dhe të tjerë që kanë karrierë në këso lloj të filmave.
Kjo nuk është e tëra që mund ta shohim në “Mr. Popper’s Penguins”, që paraqet një film shumë interesant dhe që ia vlen të analizohet nga krijimet moderne të kinemasë. Tregimi është plot tension dhe në standarde të natyrshme, me një mbulesë terapeutike që mbështjell të gjitha situatat që nga ato të dhimbshmet e deri te ato të lumturat. E të gjitha këto situata ndihen si reale.
I neglizhuar nga babai i tij, Popper rritet në një pronë të pasur të New Yorkut, përderisa kur rritet ai nuk ka as mundësi të takohet me djalin dhe vajzën e tij adoleshente. Kështu jeta e tij do të jenë ata pinguinë për të cilët ai është baba dhe pavarësisht se shpesh i thuhet që të largojë nga banesa, ai nuk e bën këtë.
Arritja e pinguinëve bën që Popper të transformohet nga një njeri që vrapon pas parave në një person që adhuron kafshët për sensin e tyre psikologjik, pavarësisht se kjo e bën paksa filmin më sentimental.
Sentimental sepse Popper jeton i vetmuar dhe më shumë shikon kaseta të Chalie Chaplin me pinguinët, përderisa largohet nga jeta e zhurmshme e New Yorkut.
Ndoshta kjo është një formë e mirë për t’u relaksuar si për personazhin ashtu edhe për personat që viteve të fundit janë të dhënë pas kafshëve dhe jetojnë në stres.
Këtu në këtë film jepet edhe një mësim i vlefshëm sepse nuk bën që të kujdesemi ndonjëherë vetëm për njerëzit, por edhe për kafshët, madje edhe me çmimin kur pengojmë të tjerët, sidomos fqinjët.
Pikërisht këtu është problemi sepse Popper ka një fqinj afër banesës së tij dhe ai vazhdimisht i thotë se kompleksi nuk duhet të bëhet një kopsht zoologjik.
Por, Popper nuk ndalet dhe kërkon edhe ndihmën e të tjerëve për pinguinët, më të cilët kalon shumicën e kohës, madje edhe fle më ta.
Në fund, filmi është një komedi që ua shkon edhe filmave të tjerë siç janë; “Mean Girls” apo “Freaky Friday” sepse për 90 minuta ai të jep momente kënaqësie, por edhe relaksimi.
M’u për këtë filmi mund të shikohet pa përcjelljen e prindërve nga personat e të gjitha moshave dhe kjo kënaqësi e këtij filmi mund të shikohet në kanalin DigiGold, që në Kosovë e sjell kompania IPKO.
MR. POPPER’S PENGUINS
Regjia: Mark Waters; skenari: Sean Anders, John Morris dhe Jared Stern, bazuar në romanin e Richard dhe Florence Atwater; drejtor i fotografisë: Florian Ballhaus; montazha: Bruce Green; muzika: Rolfe Kent; dizajner: Stuart Wurtzel; producentë: John Davis; Distributor: 20th Century Fox. Kohëzgjatja: 1 orë e 35 minuta.
Aktorë: Jim Carrey (Mr. Popper), Carla Gugino (Amanda), Angela Lansbury (Mrs. Van Gundy), Maxwell Perry Cotton (Billy), Madeline Carroll (Janie), David Krumholtz (Kent), Ophelia Lovibond (Pippi) dhe Clark Gregg (Nat Jones).