E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me zemër

Këngëtari dhe producenti britanik, i cili bashkëpunoi me Emy Winehouse, në albumin e saj “Back to Black”, Mark Ronson, do të kompozojë këngën e Lojërave Olimpike të Londrës. Nga Express më 04 tetor 2011 në ora 10:44

Meqenëse kënga zyrtare e Lojërave Olimpike Verore të Londrës, që mbahen më 2012, do të duhej të përmbante në vete vetë shpirtin e tyre olimpik, Ronson ka incizuar disa sportistë derisa ushtrojnë.

Të rrahurat e zemrës të atletes ruse Ksenya Vdovina, dhe tingulli i topit të pingpongut, që goditet nga pingpongisti britanik, Darius Knight, do të jenë vetëm disa nga tingujt që nga Ronson do të përdoren për ‘himnin’ e Olimpiadës.

Përndryshe, pritet që kënga olimpike të interpretohet nga këngëtarja e re britanike, Katy B.

Ndryshe, himni i kompozuar nga Ronson do të jetë edhe tema bartëse e të gjitha reklamave të Coca cola’s për Lojërat Olimpike të Londrës. Besohet se ajo do të fillojë të emitohet nëpër televizionet botërore që nga muaji mars i vitit 2012.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›