E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një Bond i zi

Nëse aktori Daniel Craig vendos të tërhiqet nga roli i agjentit më të famshëm sekret në botë, atë mund ta zëvendësojë Idris Elba. Nga Express më 04 tetor 2011 në ora 11:27

Aktori anglez, Idris Elba, i cili njihet për rolin e tij në serialin “The Wire”, duket se është zgjidhja e parë për rolin e agjentit 007, njoftojnë mediat britanike.

Pas zgjedhjes së Barack Obama’s për president të ri të SHBA’ve edhe vetë Craig e kishte konfirmuar një gjë të tillë, duke deklaruar se James Bondi ‘i ri’ mund të jetë zezak. Elba ndërkaq pranon se do t’i kishte pëlqyer të shfaqet në rolin e Agjentit 007.

"Ka disa vjet që bisedoj me njerëz të industrisë filmike për këtë temë. Mendoj se posedoj gjithçka që duhet, mund të pijë, të vrapojë pas femrave, por edhe pas aksionit”, deklaroi aktori zezak.

Elba po ashtu shtoi se, megjithatë, nuk do të donte që roli “të ndërlidhet” vetëm me ngjyrën e lëkurës së tij.

"Meqenëse Sean Connery nuk njihej vetëm si Bond skocez, e as Craig vetëm si Bond sykaltër, atëherë as unë nuk do të doja që t’më etiketonin vetëm si një Bond zezak”, u shpreh ai për mediat britanike.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›