E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meda këndon ilahi

Nga Express më 07 maj 2011 në ora 17:21

Simboli i tallavasë kosovare, këngëtari Meda për pak ka ndërruar zhanrin e tij muzikor. Ai ka lënë anash
"thyerjen e zemrave të vajzave", duke kënduar këngë me motive fetare islame – Ilahi.

“Thuaje me zemër La ilahe il- Allah” quhet ilahia e parë e këngëtarit popullor. Ai është parqitur me të para një salle të mbushur në manifestimin “Kandili ndriçues” në 1 tetori, dhe intepretimi është pritur me ovacione. "Është maja më e lartë e të gjitha këngëve të mia", ka thënë ai.

Meda ka falënderuar për ilhainë tekst-shkruesin e tij të përhershëm Fatmir Muja. Meda e ka treguar në disa raste se është besimtar. /indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›