E Diel, 1 Nëntor 2026

Demokracia në Veprim vëzhgon zgjedhjet në Shqipëri

Nga Express më 07 maj 2011 në ora 22:10

Rrjeti i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim”, do të jetë pjesë e vëzhgimin e zgjedhjeve lokale në Shqipëri që zhvillohen të dielën më 8 maj.

Grupi i vëzhguesve të Demokracisë në Veprim angazhohet në Tiranë në kuadër të KRIIK - anëtare e Rrjetit Evropian të Organizatave Vëzhguese të Zgjedhjeve (ENEMO).

Rrjeti i OJQ-ve Demokracia në Veprim do të raportojë gjatë ditës së diel me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Shqipëri.

Në Shqipëri sot është heshtje zgjedhore, ndërsa nesër ndërsa 3.164.859 votues do t’i drejtohen qendrave të votimit për të zgjedhur drejtuesit e tyre lokal.

Në zgjedhjet për pushtetin lokal janë regjistruar zyrtarisht në KQZ 56 subjekte zgjedhorë, 45 prej të cilave janë grupuar në dy koalicione, një i spektrit të djathtë, "Aleanca për Qytetarin", i cili përfshin 22 parti dhe një koalicion i spektrit të majtë "Aleanca për të Ardhmen", që grupon 23 parti.

Në Shqipëri funksionojnë 383 njësi vendore, ndërsa 3.164.859 zgjedhës do të votojnë në 4932 qendra votimi, për 6125 vende në këshillat bashkiakë dhe komunarë.

Ndërkombëtarët dhe ambasadorët e huaj të akredituar në Tiranë kanë apeluar për mbajtjen e një procesi zgjedhor të lirë dhe sipas standardeve evropiane. Ndërkohë fushata zgjedhore është shoqëruar dhe me incidente, që nga plagosja e kandidatëve deri te dëmtimet e zyrave elektorale në Tiranë dhe në disa qytete e komuna të tjera të vendit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›